
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi u takua sot me Ministrin e Drejtësisë së Republike së Sllovenisë z. Aleš Zalar.
Në këtë takim u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Kosovës dhe Mistrisë së Drejtësisë së Republikës së Sllovenisë, me theks të veçantë për shkëmbime përvojash dhe gatishmëri për të arritur marrëveshje për ekstradim, transfer, Akademinë e Drejtësisë, strategjinë e drejtësisë dhe çështjet civile.
Me këtë rast zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, vlerësoi lart rolin e Sllovenisë dhe falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë ndaj Republikës së Kosovës.
Gjithashtu, ministri Kuqi shprehu gatishmërinë për të bërë përgatitjet e nevojshme teknike dhe profesionale që të arrihen marrëveshjet formale të bashkëpunimit në fushat e drejtësisë, duke u fokusuar në radhë të parë në formalizmin e marrëveshjeve për ekstradim, transfer dhe çështje civile.
Ndërkaq, ministri i Drejtësisë së Republikës së Sllovenisë z. Zalar rikonfirmoi mbështetjen që po i jep Sllovenia Kosovës, mbështetje kjo e cila është e vazhdueshme në shumë sfera, sidomos në kuadër të bashkëpunimit rajonal dhe integrimeve evropiane.
Të dyja palët u dakorduan për të bartur përvojat e ekspertëve slloven tek ata kosovar, gjithnjë duke i respektuar parimet dhe standardet e Komisionit Evropian.
Në fund, zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi dhe Ministri i Drejtësisë së Republike së Sllovenisë z. Aleš Zalar janë pajtuar për hapat e mëtejmë për ta vënë në funksion Deklaratën e takimit në Bordo, e cila do të vazhdohet me Marrëveshje Bilaterale.