Një grup deputetësh nga Komisioni për Buxhet i Parlamentit Evropian po qëndrojnë për vizitë pune në vendin tonë.
Delegacioni nga Brukseli, kryesuar nga z. Bart Staes, është takuar sot me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Drejtësisë Prof. Dr. Hajredin Kuçi, si dhe me kryetarin e Këshillit Gjyqësor z. Enver Peci dhe me kryetarin e Gjykatës Supreme z. Fejzullah Hasani.
Në këtë takim është biseduar për gjendjen aktuale të sistemit të drejtësisë në Republikën e Kosovës, duke u fokusuar në reformat e sistemit të drejtësisë, në sfidat dhe në të arriturat e këtij sistemi.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë Prof. Dr. Hajredin Kuçi, i njoftoi euro-deputetët me të arriturat, sfidat dhe me synimet e Ministrisë së Drejtësisë.
Ministri Kuçi i njoftoi mysafirët edhe me prioritetet e tij që ka si ministër i Drejtësisë, duke u fokusuar në përmirësimin e sundimit të ligjit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, integrimin në Bashkimin Evropian dhe bashkëpunimin e ngushtë me të gjitha organizatat ndërkombëtare.