Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Drejtësisë
Prof. Dr. Hajredin Kuçi
Më datën 24 shkurt 2011 Zëvendëskryeministri Prof. Dr. Hajredin Kuçi mori detyrën e Ministrit të Drejtësisë. Në njëqind ditëshin e parë të saj, Ministria e Drejtësisë ka realizuar progres të dukshëm.
Ministria e Drejtësisë i ka kushtuar kujdes të veçantë Raportit të Progresit të Komisionit Evropian për vitin 2010. Raporti i Progresit ka qenë dhe është udhërrëfyes i punës të secilit zyrtar në Ministrinë e Drejtësisë. Më një punë të përbashkët të stafit politik dhe atij civil të Ministrisë së Drejtësisë, është punuar me përkushtim në përmbushjen e të gjitha të gjeturave dhe rekomandimeve që kanë dalë nga Raporti i Progresit për sa i takon Ministrisë së Drejtësisë.
Disa nga fushat në bazë të konceptit të punës së kabinetit të ri, në të cilat është arritur progres i theksuar janë të listuara si më poshtë:
Është themeluar Këshilli Konsultativ për Drejtësi, anëtarë të të cilit do të jenë bartësit e institucioneve të drejtësisë me përfaqësuesit e tyre si, nga Kuvendi i Kosovës, Presidenca, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Këshilli Prokurorial i Kosovës, Gjykata Kushtetuese, Gjykata Supreme, EULEX, ICO, ekspertë juridikë nga teoria dhe praktika juridike dhe ekspertë me autoritet nga shoqëria civile, e institucionet akademike. Qëllimi i këtij Këshilli është avancimi i sistemit të drejtësisë dhe sundimit të ligjit, zbatimi të strategjive të organeve gjyqësore dhe prokuroriale, sigurimi i kushteve, e propozimi dhe ndërmarrja e masave në fushën e Gjyqësisë e Prokurorisë. Tashmë u janë dërguar ftesat për emërim të përfaqësuesve të tyre në të gjitha institucionet, në përputhje me vendimin, dhe së shpejti pritet edhe konstituimi solemn dhe fillimi i punës së Këshillit.
Është themeluar Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës, i cili Institut, si institucion publik hulumtues me qëllim të koordinimit, përcjelljes dhe hulumtimit të krimeve të luftës kundër paqes, krimet e gjenocidit dhe të shkeljeve tjera të rënda të drejtës ndërkombëtare të kryera në Kosovë.
Janë ndërmarrë hapa konkretë në funksionalizimin e sistemit të noterisë në Kosovë. Janë shpallur rezultatet e kandidatëve që kanë dalë nga provimi i parë i mbajtur me qëllim të themelimit të sistemit noterial të Kosovës. Gjithashtu, është funksionalizim e sipër edhe sistemi i ndërmjetësimit. Në trajnimin e parë për ndërmjetës janë përzgjedhur kandidatë nga shumica e rajoneve të Kosovës, kurse trajnues ishin ekspertët nga Austria. Pas përfundimit të trajnimit, ndërmjetësit do të certifikohen nga Komisioni për Ndërmjetësim, dhe do të licencohen nga Ministria e Drejtësisë. MD gjithashtu ka rritur efikasitetin sa i takon procedurave për dhënien e provimit të Jurisprudencës.
Me qëllim të ngritjes së efikasitetit dhe disiplinës në punë në Shërbimin Korrektues dhe Shërbimit Sprovues të Kosovës, por edhe duke respektuar të drejtat e të burgosurve, përmes Memorandumeve të Mirëkuptimit janë ftuar organizatat e shoqërisë civile të monitorojnë punën e Shërbimit Korrektues të Kosovës. Në këtë vazhdë, me vendim të Ministrit të Drejtësisë është themeluar Inspektorati për Shërbimin Korrektues të Kosovës i cili do të bëjë Inspektimin e punës.
Ministria e Drejtësisë ka themeluar dy Departamente të reja: Departamenti për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar dhe Departamenti për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave.
Me qëllim të ngritjes së efikasitetit dhe transparencës, Ministri i Drejtësisë ka kërkuar që të gjitha vendimet e Panelit të Lirimit me Kusht të publikohen në ueb faqen e MD. Gjithashtu, MD ka kërkuar që pjesë monitoruese e punës së Panelit për Lirim me Kusht të jenë tre deputetë të Parlamentit të Kosovës, dy nga opozita e një nga pozita. Për po të njëjtat qëllime, MD ka nënshkruar edhe një sërë marrëveshjesh bashkëpunimi me disa Organizata të shoqërisë civile me të cilat mundësohet bashkëpunimi në disa nga procese kyçe që zhvillohen nga MD. Ndër marrëveshjet me shumë rëndësi është edhe marrëveshja e lidhur me Këshillin Prokurorial për transferimin e personelit, kompetencave për rekrutimin e Prokurorëve të rinj, dosjeve dhe aseteve nga MD tek KPK. Tashmë ka filluar procesi i rekrutimit të 45 prokurorëve të ri.
Me qëllim të ngritjes së transparencës dhe përgjegjësisë publike para qytetarëve të Republikës së Kosovës, për punën, angazhimet dhe shpenzimet që bëhen në Ministrinë e Drejtësisë, zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka marrë vendim që çdo të premte të bëhen publike të gjitha shpenzimet javore, duke filluar nga Kabineti i Ministrit, Sekretari i Përgjithshëm, Departamentet, Agjencitë dhe Zyrat e Ministrisë së Drejtësisë. Këto raporte gjenden në linkun e faqes ueb të MD: ”Shpenzimet e Ministrisë së Drejtësisë”.
Sa i përket legjislacionit në fushën e drejtësisë, MD ka hartuar Projektligjet të cilat janë të parapara ne strategjinë legjislative dhe gjenden ne fazën, si ne vijim:
1. Projektligji për Mbrojtjen e dëshmitarëve (gjendet në procedurat e Kuvendit);
2. Projektligji për ndihmën juridike falas (gjendet në procedurat e Kuvendit);
3. Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 03/L-10 për noterinë (gjendet në procedurat e Kuvendit);
4. Kodit Penal i Kosovës; Grupi Punues Qeveritar do ta përfundojë punën brenda muajit qershor;
5. Projektligji për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet penale; Pritet që ky Projektligj të aprovohet këto ditë në Qeveri pasi që i njëjti ka kaluar të gjitha fazat;
6. Projektligji për parandalimin e konfliktit te interesit; Ligji është në fazën e shqyrtimit të grupit punues qeveritar dhe brenda qershorit do të aprovohet në Qeveri;
7. Projektligji për Përgjegjësinë Penale të Personave Juridik; Grupi punues qeveritar e ka përfunduar punën dhe tani pritet të aprovohet në qeveri;
8. Projektligji për Mbrojtjen e Informatorëve; Grupi punues qeveritar e ka përfunduar punën dhe tani do të procedohet në MF dhe MIE e tutje;
9. Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. /L-151 për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë së dhe të Dhuratave të Zyrtarëve të Lartë Publik; ndodhet në fazën finale të shqyrtimit të grupit punues qeveritar dhe brenda qershorit do të dërgohet për aprovim në qeveri;
10. Projektligji për Detyrimet; është ne fazën finale te grupit punues qeveritar dhe brenda qershorit do të dërgohet për aprovim në qeveri.
Ministria e Drejtësisë veçanërisht ka luajtur rol determinant dhe ka ofruar tërë ndihmën dhe ekspertizën e saj ne themelimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe ndër të tjera është nënshkruar dhe ka hyrë në fuqi Memorandumi për bartje te kompetencave dhe transferimin e stafit, administratës dhe buxhetit tek Prokuroria e Shtetit dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës.
Gjithashtu është dhënë mbështetja për shpalljen e konkursit për 45 prokurorë të rinj; mbështetja dhe sigurimi i buxhetit edhe për 130 gjyqtarë te rinj qe janë në procedurë të përzgjedhjes nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës; është siguruar hapësira për KGJK dhe KP në ish-objektin e OSBE.
Sa i takon rritjes së efikasitetit dhe transparencës së plotë, është marrë Vendimi për bartje të kompetencave për SHKK për administratë, financa dhe prokurim. Pastaj, bashkëpunimi me OJQ’të në proceset e vëzhgimit të prokurimit dhe kërkesa për partitë opozitare që të bëjnë të njëjtën gjë, por që nuk i janë përgjigjur ftesës.
Zëvendëskryeministrit dhe MD, Dr. Hajredin Kuci ka realizuar gjatë kësaj periudhe disa vizita të rëndësishme jashtë vendit. Eshtë bërë vizita në Athinë, Brdo të Sllovenisë, ku ka pasur takime të frytshme me homologët e rajonit, ndër të tjera edhe me Sekretarin e Drejtësisë, njëherit Kryeprokuror i SHBA-ve, Eric H. Holder. Vizita dhe arritja e marrëveshjeve ne parim ne Mal të Zi për çështjet e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, pastaj nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve me Republikën e Turqisë dhe me Republikën e Maqedonisë. Respektivisht, marrëveshjet në fushën penale: marrëveshja mbi ndihmën e ndërsjellë ligjore në çështjet penale, për ekstradim dhe për transferim të personave të dënuar.
Ministria e Drejtësisë dhe kabineti i Ministrit u përgjigjen rregullisht kërkesave të ligjshme dhe letrave te qytetareve dhe përfshirë edhe te burgosurve. Koordinimi i donatoreve për çka është marre vendimi dhe kontaktet me te gjithë marrëveshjet e bashkëpunimit dhe përgatitjet për tjera. Po bëhen përgatitjet përfundimtare rreth funksionalizimit të Burgut për dëshmitarë të mbrojtur.
Është bërë funksional Provimi i Noterisë, me ç’rast është zhbllokuar ky proces i lënë përgjysmë tani kemi 10 kandidatë që kanë kaluar me sukses provimin me shkrim dhe gojë të noterisë, dhe është bërë shpallja e afatit për riprovim. Poashtu po vazhdon aftësimi i kandidatëve për Ndërmjetësim me ndihmën e donatorëve të huaj, si USAID-i, për çka në ju shprehim mirënjohjen dhe falënderimin me të thelle. Nga fillimi i vitit 2012, këto dy shërbime për herë të parë do t’i kemi funksionale në Republikën e Kosovës.
Po bëhen përgatitjet e fundit për Ligjin për Përmbaruesit Privat dhe ky sistem do të mundësojë skajshmërisht rritjen e efikasitetit në ekzekutimin e lëndëve të pazgjidhura dhe do t’i shkarkojë në masë të madhe Gjykatat e rregullta.
Gjatë punës 100 ditore, Ministria e Drejtësisë në mënyrë aktive është përfaqësuar në grupet punuese qeveritare për shqyrtimin e projektligjeve dhe Udhëzimeve Administrative iniciues i të cilave kanë qenë Ministritë tjera, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë nr. 1/2007.
MD duke u bazuar në legjislacionin në fuqi Qeverinë dhe etnitetet tjera publike në procedurë gjyqësore. MD gjatë kësaj periudhe, ka hapur/pranuar 1279 raste ndër to 950 lëndë në Procedurë Kontestimore, 5 lëndë në Procedurë Jashtë kontestimore, 12 lëndë në Procedurën Përmbarimore dhe 13 lëndë në Procedurë Administrative. Ndërsa, ka përfaqësuar Qeverinë e Republikës së Kosovës në gjithsej 200 procese gjyqësore.
Kanë filluar punët në Ndërtimin e Burgut të Sigurisë së Lartë. Është bërë funksionalizimi i plotë i Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicë. Gjithashtu, vlen të përmendet se janë nënshkruar kontratat dhe është vënë gurthemeli i Pallatit të Drejtësisë.
Paraprakisht, MD ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me MAP me ç’rast është dakorduar që kompetencat dhe të gjitha procedurat për ndërtimet kapitale të të lartpërmendurave të barten dhe të kalojnë tek MAP. Janë duke u bërë përgatitjet në krijimin e njësisë ekonomike për aktivizimin e te gjitha resurseve prodhuese ne SHKK-së. Janë Hartuar programe të ndryshme për punësimin e të burgosurve.
Departamenti për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar ka proceduar mbi dy mijë e pesëqind (2500) kërkesa për ndihmë juridike ndërkombëtare të natyrave të ndryshme. Është kryer me sukses ekstradimi i 12 personave nga shtetet e huaja në Kosovë dhe anasjelltas, si dhe ka kryer transferimin e 4 personave të dënuar. MD e Kosovës dhe MD e Maqedonisë kanë nënshkruar marrëveshjet për Ekstradim, Transferim të Personave të Dënuar; dhe Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar. MD e Kosovës dhe MD e Turqisë janë pajtuar që marrëveshjet për Ekstradim, Transferim të Personave të Dënuar; dhe Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar të nënshkruhen me 31 maj 2011. Është themeluar baza ligjore për bashkëpunim në fushën e ekstradimit mes Kosovës dhe Irlandës.
Janë zhvilluar kontakte dhe takime me shtete të ndryshme si me Gjermaninë, Italinë, Slloveninë, Malin e Zi, Shqipërinë, për finalizimin dhe nënshkrimin e marrëveshjeve bilaterale në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar.
Ministria e Drejtësisë ka ndërmarrë iniciativë për themelimin e Akademisë së Drejtësisë së Republikës së Kosovës, e cila do të jetë ombrella e të gjitha instituteve trajnuese në kuadër të gjyqësisë, prokurorisë, avokatisë, noterisë, ndërmjetësimit dhe segmenteve tjera të drejtësisë. Projekti është në fazën e dizajnimit.
Ministria e Drejtësisë në bazë të rekomandimeve nga Komisioni Evropian ka aplikuar në Konferencën e Hagës për të drejtën ndërkombëtare private për të marr pjesë si vëzhguese në seminaret, punimet, dhe konferencat e kësaj organizate.
Në Shërbimin Sprovues të Kosovës numri i përgjithshëm i lëndëve (kërkesave) për anketa sociale që kanë ardhur nga prokuroritë dhe gjykatat në këtë Shërbim është 303. Ky shërbim ka hartuar Strategjinë 2011-2014, që pritet të miratohet nga Ministri. Ka filluar hartimi i rregullores së brendshme të SHSK-ës. Është aprovuar kërkesa e SHSK për anëtarësim në organizatën evropiane të Sprovimit-CEP nga bordi kësaj organizate, kurse pranimi formal pritet të bëhet nga asambleja e përgjithshme e kësaj organizate.
Është caktuar Komisioni për Dialog lidhur me çështjen e të Pagjeturve i cili do të prezantojë Kosovën në bisedime me palën Serbe në Bruksel. Në kuadër të kësaj janë mbajtur me dhjetëra takime me të gjithë akterët e përfshirë. Është përmirësuar bashkëpunimi në nivel operacional në mes të stafit vendor dhe EULEX-it, Departamenti për Mjekësi Ligjore është njoftuar lidhur me planet e zhvarrimeve, të cilat kanë filluar dhe janë të mbështetura edhe nga Komisioni Qeveritar për Persona te Pagjetur.
Ministria e Drejtësisë ka hyrë në fazën përfundimtare të funksionalizimit të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose Konfiskuar (AAPSK) me kapacitete të plota, duke e organizuar këtë Agjenci dhe duke bashkëpunuar ngushtë me Gjykatat, Prokuroritë, Policinë e Kosovës dhe organet tjera të kësaj fushe. AAPSK gjatë kësaj periudhe kohore ka arritur të hartoj i legjislacionit sekondar, ka hartuar Planin e Punës për Agjencinë për vitin 2011, ka bërë përgatitjen e analizës mbi masat dhe veprimet që duhet të ndermirën më qellim të ngritjes së nivelit të punës, efikasitetit, transparencës dhe funksionalizimit të plotë të AAPSK në bazë të përvojës tetë mujore, vlerësimeve, bisedave, përvojave dhe rekomandimeve nga faktorët relevant ndërkombëtar. Është nënshkruar marrëveshja në mes ZKA/MD dhe ZKA/AAPSK lidhur me ndarjen e shërbimeve te një Auditori te përbashkët, të një ZKF te përbashkët dhe te një Certifikuesi te përbashkët.
Ka filluar Projekti Kapital për ndërtimin e Shtëpisë se Përkohshme te Sigurt për strehimin e viktimave të trafikimit me qenie njerëzore, nga Komisioni Evropian me finalizimin e saj.
Është finalizuar Databaza për Divizionin për Mbrojtje dhe Ndihme te Viktimave dhe ka filluar procesi i futjes se te dhënave, regjistrimit te rasteve të asistuara, dhe veprimet te cilat janë ndërmarr ne drejtim te ofrimit te mbrojtjes dhe ndihmës nga viktimat e krimit. Sektori i Integrimit Gjyqësor (SIGJ) gjatë kësaj periudhe kohore ka vazhduar në mënyrë efektive kryerjen e aktiviteteve të parapara me mandatin dhe qëllimet e Divizionit për Integrim Gjyqësor, rrjedhimisht është vazhduar me pranimin e rasteve të reja si dhe me procedimin e rasteve në proces të pranuara më parë, gjithsej janë pranuar 34 raste.
Ndër të tjera, raport i posaçëm i kushtohet bashkëpunimit me media, si të shkruara ashtu dhe elektronike, për çka Ministria e Drejtësisë u shpreh mirënjohjen dhe falënderimin më të thellë për përcjellje të çdo aktiviteti të saj.
Por, gjithsesi nuk janë lënë anash edhe një varg sfidash me të cilat ballafaqohet Ministria e Drejtësisë:
Problematikë kryesore mbetet funksionimi i Gjykatave në veri, pastaj mbështetja për zvogëlimin e lendeve ne gjykata, rritja e numrit te bashkëpunëtoreve qe do te behet përmes marrëveshjes tanimë të arritur me KGJ dhe KP për bartje të stafit nga MD të cilët kanë kualifikimet adekuate qe lehtëson punën në Gjykata dhe Prokurori dhe në MD si dhe nuk e rritë nevojën për buxhet.
Miratimi i ndryshimeve në Kodin Penal dhe harmonizimi i tërësishëm i legjislacionit ne Kosove për çka do te kërkojë edhe mbështetjen e donatoreve te huaj.
Sfidë tjetër me rendësi është edhe funksionalizimi dhe efikasiteti i administratës në MD, për çka do të kërkohet rritje e disiplinës dhe përkushtim i vazhdueshëm në kryerjen punëve që rrjedhin nga përshkrimi i vendeve përkatëse.
Të dhënat e paraqitura më lartë paraqesin vetëm disa nga të arriturat më konkrete të Ministrisë së Drejtësisë. MD mbetet e përkushtuar në përfundimin e suksesshëm të të gjitha proceseve si ligjvënëse ashtu edhe të natyrave të tjera tashmë të iniciuara nga ajo, pa lënë anash iniciativat e shumta për secilën fushë të kompetencave të saj, me qëllim të përmirësimi të sundimit të ligjit në Kosovë.