Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë i Republikës së Kosovës, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, u takua me senatorët francezë Jean Faure dhe André Vantomme.
Në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin ndërshtetërorë Kosovë – Francë, për zhvillimet politike dhe reformat në drejtësi. Po ashtu, gjatë takimit u bisedua edhe për bisedimet teknike Kosovë – Serbi, për raportet me KFOR-in dhe për nevojën e përfshirjes së Kosovës në proceset integruese në Bashkimin Evropian dhe NATO.
Më këtë rast, ministri Kuçi, njoftoi senatorët francezë për reformat në drejtësi që është duke i bërë Kosova dhe tha së këto reforma vazhdojnë të bëhen duke u bazuar në kriteret e parapara nga Bashkimi Evropian.
Në anën tjetër, senatorët francezë, Faure dhe Vantomme, shprehën përkushtimin e shtetit francez për vazhdimin e ndihmës për Kosovën.