Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Fjalimi i ministrit Kuçi, në konferencën mbi reduktimin e lendeve të pa përmbarueshme

Fjalimi i ministrit Kuçi, në konferencën mbi reduktimin e lendeve të pa përmbarueshme

Prishtinë, 19/05/2011

Është kënaqësi të ndaj para jush qëndrimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës përkitazi me përkushtimin tonë për fuqizimin e sundimit të ligjit, sistemit gjyqësor dhe përmbarimit të lëndëve civile në veçanti. 

Fatkeqësisht, gjatë këtyre viteve të fundit, qytetarët e Kosovës janë përballur shumë me procese të vonuara dhe të stërzgjatura nga gjykatat tona dhe në veçanti në tituj ekzekutiv të pa përmbaruar. 

Më lejoni të ri-theksoj atë që u kuptua dhe është e ditur, se pasi të ketë përfunduar procesi gjyqësor në një rast, duke mos u përmbaruar lëndët civile, qytetarët përveç një titulli ligjor të dhëne nga gjykatat, nuk gëzojnë asnjë pasojë nga vendimi gjyqësor meqë në shumicën e rasteve lëndët e tyre nuk përmbarohen në afate të pranueshme ligjore. Si pasojë e kësaj, kemi ardhur deri të rënia e besimit të qytetarëve në sistemin gjyqësor të Kosovës, e kjo nuk i bën nder askujt, e më së paku qytetarëve.

Në këtë aspekt, duke ditur se Kosova duhet të përafroj standardet e saj me ato të BE-së jo vetëm me qëllim të përfundimit të procesit të integrimit si të tillë, por me qëllim të ndryshimit substancial të ambientit jetësor dhe institucional për dobi të qytetarëve të Kosovës, ne duhet të ndërmarrim hapat e domosdoshëm drejtë eliminimit të lëndëve të mbetura dhe të pa përmbaruara dhe fillimi të reformës substanciale e cila do të mundësojë trajtimin e shpejtë të lëndëve të përmbarueshme.

Duke ditur se rreth gjysma e lëndëve të pa përfunduara në gjykata përbëhen nga lëndët e pa përmbaruara, Ministria e Drejtësisë dhe unë si Ministër nuk qëndroj indiferent ndaj këtij fenomeni që paralizon sigurinë juridike dhe institucionale të qytetarëve të Kosovës.
Unë jam plotësisht i vetëdijshëm se përmirësimi i përmbarimit të lëndëve civile nuk është një proces i thjeshtë teknik dhe i lidhur vetëm me sistemin gjyqësor. Duhet pranuar se përtej asaj që mund të krijohet si përshtypje fillestare për këtë sistem të përmbarimit dhe gjyqësorin në veçanti, një numër i veprimeve duhet ndërmarr edhe nga institucionet tjera ekzekutive që lidhen me sektorin bankar, privat dhe financiar të vendit tonë dhe disa pjesëve të legjislacionit të aplikueshëm që të gjitha këto së bashku do të mundësonin përmirësim substancial dhe qasje të lehtë drejtë zgjidhjes së problemit të përmbarimit.

Duke njohur këtë problematikë, dhe duke u bazuar në autoritetin ligjor që ka, Ministria e Drejtësisë është në proces të përgatitjes së draft-ligjit për ndryshimin e ligjit për procedurën përmbaruese. Ne besojmë se vendi jonë ka nevojë të ndryshimit sistematik dhe infrastrukturor të përmbarimit të lëndëve civile e që këto ndryshime presim t’i vejmë në jetë në një periudhë të afërt kohore. Ndryshimet në këtë sistem do të dërgojnë në formimin e sistemit të ri të përmbaruesve të Republikës së Kosovës, ashtu siç ndodhë me ndryshimin e sistemit të përmbarimit të vendet tjera të cilat kanë filluar ndryshimin institucional të sistemit të përmbarimit të lëndëve civile. 
Propozimeve për ndryshim të kësaj infrastrukture i kanë ndihmuar profesionalistë të Programit SEAD si dhe ekspert të tjerë, të cilëve u jam mirënjohës gjithsesi për gjithë kontributin e dhënë. 

Ne jemi të përkushtuar fuqishëm që do të përmirësojmë edhe pjesë të tjera të legjislacionit që i referohen përmbarimin dhe e lehtësojnë atë dhe zbatimin e tij në praktikë, andaj, vetëm duke parë problemin në tërësi ne mund të krijojmë qasje praktike drejt zgjidhjes së tij. Ne mbesim të përkushtuar në kompletimin dhe lehtësimin e ndryshimit të çdo pjesë të legjislacionit të aplikueshëm që lehtëson procesin e përmbarimit të lëndëve civile nëpërmjet përmbaruesve të rinj.
Me lejoni të shpreh mirënjohjen time për programin SEAD të USAID-it, zyrtarët e të cilit kanë dhënë kontribut përmbajtjesor në zvogëlimin e lëndëve duke ofruar ekspertizë dhe përkrahje njerëzore të pa rezervë. 

Ministria jonë beson se mund t’i ndihmojë Këshillit Gjyqësor duke ndihmuar kështu uljen e numrit të lëndëve të grumbulluara dhe fuqizimin e gjyqësorit dhe bashkë me te të punoj në reformën institucionale të përmbarimit në vendin tonë. 

Logjika e jonë është ajo e respektimit të pavarësisë institucionale por edhe të ndarjes së përgjegjësisë dhe fuqizimit të përgjegjshmërisë së institucioneve dhe bartësve të tyre. 

Duke dhënë kontributin e duhur, secili institucion do të ketë mundësinë të luaj rolin e tij në zvogëlimin e lëndëve dhe trajtimin adekuat të problemit të mos përmbarimit të titujve ekzekutiv, problem ky që nuk duron shtyrje sepse të tilla janë kërkesat që lidhen me nevojat e qytetarëve, kërkesat që burojnë nga integrimet në BE-së dhe kërkesat tona që burojnë nga njohurit profesionale që kemi në këtë fushë.

Gjithashtu, dua të falënderoj Kryetarin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe të gjithë gjyqtarët dhe profesionalistët e përfshirë në këtë proces, për bashkëpunimin që kanë me të gjitha institucionet dhe partnerët tanë në këtë reformë. Ky bashkëpunim, zonja dhe zotërinj, është kurorëzuar me rezultatet që po i ndajmë sot me Ju dhe ato sigurisht se nuk do të jenë të fundit. 

Ne do të kurorëzojmë sukseset tona më të mëdha atëherë kur sistemi jonë do të jetë në gjendje të përballoj fluksin e lëndëve të përmbarueshme, kur numri i këtyre lëndëve nuk do të mund të shënojë rritje dhe kur kërkesat për përfundimin e proceseve gjyqësore do të jenë në pragun e tolerancës kohore.

Ju faleminderit të gjithëve për kontributin dhe përkrahjen që i jepni përmirësimit të sistemit të përmbarimit dhe zvogëlimit të lëndëve të pa përmbaruara në Kosovë.