
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot, ka vizituar Qendrën Korrektuese për të Mitur dhe Femra në Lipjan, ku ka bërë inaugurimin e pavijonit B pas renovimit dhe ka lëshuar në përdorim kabinetin e informatikës, për të miturit që vuajnë dënimin në këtë qendër.
Me këtë rast, ministri Kuçi tha së Ministria e Drejtësisë po bënë përpjekje maksimale, që në Shërbimin Korrektues të realizohen disa projekte, të cilat do ta avanconin këtë shërbim dhe do të krijonin mundësi ma të mira për akomodim dhe trajtim për të burgosurit në tërësi, e në veçanti për të miturit.
“Në këtë Qendër, të miturit trajtohen në përputhje me standardet e parapara me ligj dhe atyre u janë krijuar kushte për arsimim, aftësim profesional dhe për zhvillim të aktiviteteve të ndryshme kulturore–artistike dhe sportive. Ajo që unë dëshirojë të bëjë si Ministër, është krijimi i kushteve që të miturit me masë edukuese korrektues, të kenë një trajtim më ndryshe se gjerë më tani. Unë besojë se së shpejti do të zhvillojmë procedura për ndërtimin e një objekti për të miturit me masë edukuese korrektuese, i cili do të jetë i tretmanit të hapur dhe aty nuk do të ketë oficer në uniformë, por me këtë kategori do të punojnë stafi i punëtorëve social, psikologët, instruktorët, arsimtarët dhe edukatorët”, tha ministri Kuçi, dhe shtoi së të miturit do të kenë mundësi që shkollimin e ndërprerë ta vazhdojnë në qytetin e Lipjanit, do të kenë vizita të pa kufizuara nga familja, si dhe do t’u krijojnë kushte përafërsisht çfarë kanë moshatarët e tyre në liri.
Pavijoni B është rinovuar nga Ministria e Drejtësisë, ndërsa, kabineti i informatikës është donacion i UNICEF-it.