Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, priti në takim drejtorin e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Samuel Waelty dhe drejtorin e Projektit të Noterisë, Michel Merlotti.
Në takim u bisedua për mbarëvajtjen e provimit të noterisë, rezultatet e kandidatëve që kanë dalë nga provimi i parë i mbajtur dhe për hapat e mëtutjeshëm që do të ndërmerren, me qëllim të themelimit të sistemit noterial të Kosovës.
Në këtë takim, ministri Kuçi tha së dëshiron ta vazhdojë bashkëpunimin me projektin zviceran edhe pas funksionalizimit të sistemit të noterisë së Kosovës.
Ndërsa, drejtori i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Waelty, tha së agjencia zvicerane edhe në të ardhmen do të ofrojë ndihmën e nevojshme, që Kosova të ketë një shërbim noterial efikas dhe transparent.