Ministria e Drejtësisë dëshiron të demantojë lajmin me titull “Amendamentohet Ligji për liritë fetare”, i publikuar sot me 25 korrik 2011 në gazetën “Kosova Sot”, faqe 4, lajmin me titull “Nis zgjidhja e pozitës juridike të bashkësive fetare”, i publikuar sot me 25 korrik 2011 në gazetën “Tribuna shqiptare”, faqe 4 dhe lajmin me titull “Bashkësitë fetare, pa pozitë juridike”, i publikuar sot me 25 korrik 2011 në gazetën “Bota Sot”, faqe 6, ku ndër të tjera thuhet se Bashkësia Islame e Kosovës ka refuzuar një draft të Ministrisë së Drejtësisë lidhur me amendamentimin e Ligjit për liritë fetare në vend.
Më qëllim të informimit të drejtë të opinionit publikë dhe lexuesve tuaj të respektuar, ju njoftojmë se Ministria e Drejtësisë nuk ka qenë sponzoruese e Ligjit për liritë fetare dhe as që do të bëj amendamentimin e këtij ligji.