Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, u takua me drejtorin e Institutit Gjyqësor të Kosovës, Lavdim Krasniqi.
Në këtë takim, u bisedua për mundësit e bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Drejtësisë dhe Institutit Gjyqësor të Kosovës, si dhe për ngritjen e kapaciteteve punuese në përgatitjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve të Kosovës.
Temë tjetër e këtij takimi, ishte edhe mundësia e ndihmës në funksionalizimin dhe ngritjen e kapaciteteve të Institutit Gjyqësor të Kosovës, ndihmë që do të ofrohet edhe me anë të bashkëpunimit që do të bëhet me Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës.