
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, u takua me ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Hans-Dieter Steinbach.
Pas takimit, zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, tha se me ambasadorin Steinbach kanë biseduar për bashkëpunimin bilateral që do ta kenë Qeveria e Kosovës me atë të Gjermanisë. “Pata një takim të shkëlqyeshëm me ambasadorin Steinbach, ku biseduam për bashkëpunimin në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Gjermanisë. Ne kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm dhe këtë do ta vazhdojmë edhe në të ardhmen. Fushat e bashkëpunimit do të jenë në planin bilateral në mes të dy shteteve tona, njëkohësisht edhe në planin që do ta quaj multilateral përmes Brukselit. E them me kënaqësi së shteti gjerman ka ndihmuar shumë edhe në aspektin e reformës ligjore Republikën e Kosovës, projekte që vazhdojnë edhe tani dhe ne do të jem të kujdesshëm që këto përkrahje t’i shfrytëzojmë mirë ”, tha zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi.
Ndërsa, ambasadori Hans-Dieter Steinbach tha se Gjermania ka mbështetur dhe do vazhdojë ta mbështes edhe në të ardhmen Kosovën. “Kemi pasur një shkëmbim të shkëlqyeshëm të pikëpamjeve politike. Gjermania ka mbështetur dhe financuar shumë projekte në të kaluarën në fushën e sundimit të ligjit, dhe natyrisht do të vazhdojmë këtë ndihmë edhe në të ardhmen. Jam shumë i lumtur që po dëgjoj nga Ministri që vizioni largpamës është i njëjtë me atë të Gjermanisë, vizioni ynë i përbashkët është integrimi në strukturat evropiane, dhe si Gjermani do e mbështesim Kosovën në rrugën e saj drejt integrimeve evropiane”, tha ambasadori Steinbach.
Sipas zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, në takim e zhvilluar sot me ambasadorin Steinbach, janë dakorduar që të vazhdojnë negociatat në mes të Ministrisë së Drejtësisë të Republikës së Kosovaës dhe asaj të Gjermanisë, rreth Marrëveshjes për Ndihmën Juridike në Çështjet Penale, si dhe për marrëveshje tjera të fushës së interesit ndërmjet dy vendeve në luftimin e kriminalitetit.