
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Në tryezën me titull: “Ndërmjetësimi si alternativë e zgjidhjes së kontesteve në Kosovë”, të organizuar nga Komisioni për Ndërmjetësim (i cili funksionon në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë), pjesëmarrës ishte edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi.
Gjatë diskutimeve në këtë tryezë, zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, tha së në kohën kur sistemi gjyqësor i nënshtrohet një reforme të thellë institucionale dhe ligjore, gjetja e formave më të lehta të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve ndërmjet palëve meriton të përkrahet. “Në kohën kur sistemi gjyqësor i nënshtrohet një reforme të thellë institucionale dhe ligjore dhe përballet me numër të madh të lëndëve, gjetja e formave më të lehta të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve ndërmjet palëve, meriton të përkrahet nga institucionet e drejtësisë në Kosovë. Ministria e Drejtësisë do të jap përkrahjen e nevojshme në arritjen e mundësive më të mira për zhvillimin e ndërmjetësimit në Republikën e Kosovës”, tha ndër të tjera, zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, dhe shtoi se “çdo ndihmë e dhënë sistemit të sundimit të ligjit, madje edhe duke ofruar mekanizma të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve me anë të instrumenteve ligjor jashtë-gjyqësor, siç është ndërmjetësimi, do të ndikoj në uljen e numrit potencial të lëndëve në Gjykatat e rregullta në Republikën e Kosovës, si dhe do të rris qasjen në drejtësi, si një nga objektivat e Republikës së Kosovës, në arritjen e standardeve që mundësojnë realizimin e një nga kërkesat për integrime Evropiane që buron nga Plani i Veprimit i Partneritetit Evropian i Republikës së Kosovës”.
Ndërsa, kryetarja e Komisionit për ndërmjetësim, Fatime Ismajli, duke folur për punët që janë bërë në funksionalizimin e sistemit të ndërmjetësimit tha: “Deri me tani është nxjerr Ligji për Ndërmjetësim dhe hapi i parë për zbatimin e këtij ligji është bërë me themelimin e Komisionit për Ndërmjetësim nga Ministria e Drejtësisë, ndërsa subjektet që përfaqësohen në Komision janë; Ministria e Drejtësisë, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Këshilli Prokuroria i Kosovës, Oda e Avokatëve të Kosovës dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Po ashtu komisioni ka nxjerr dhe ka miratuar aktet nënligjore, të cilat kanë qenë të domosdoshme dhe të nevojshme për të bërë ndërmjetësimin funksional. Gjithashtu është shpall konkursi për pranimin e 75 kandidatëve për ndërmjetësues dhe tani Komisioni është në fazën e përzgjedhjes së kandidatëve.
Origjina e Ndërmjetësimit për zgjedhjen e konflikteve në mënyrë paqësore në Kosovë është institut i ri juridik, derisa në të kaluarën është praktikuar edhe në të drejtën zakonore shqiptare, si në Kanunin e Lekë Dukagjinit, Kanunin e Arbërit (Kanunin e Skënderbeut), Kanunin e Labit dhe në të Drejtën zakonore islame (Sheriati).