Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, u takua me ambasadorin e Francës në Kosovë, Jean-François Fitou.
Pas takimit, zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, tha se me ambasadorin Fitou, kanë biseduar për bashkëpunimin bilateral që do ta kenë Qeveria e Kosovës me atë të Francës. “Pata një takim te shkëlqyeshëm me ambasadorin Fitou, me te cilin kemi bashkëpunuar me herët dhe do vazhdojmë të bashkëpunojmë edhe në kapacitetin tim si Zëvendëskryeministër, për prioritetet që ka Qeveria e Kosovës, edhe në kapacitetin si Ministër i Drejtësisë, për bashkëpunimet që mund t’i kemi me Qeverinë franceze. Kosova është me fat që ka një mbështetje nga Republika e Francës. Qeveria e Kosovës do të jetë e kujdesshme për të gjitha mbështetjet që duhet t’i fitojë nga Qeveria e Francës, për bashkëpunim bilateral. Folëm për disa fusha konkrete që mund t’i kemi në të ardhmen, siç janë: bashkëpunimin në fushën e drejtësisë, në fushën e liberalizimit të vizave, në fushën ekonomike dhe kulturore, Po ashtu, e ftova Ambasadorin që të na jep mbështetje të vazhdueshme sikur deri me tani, në rrugën tonë për integrime evropiane”, tha zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi.
Ndërsa, ambasadori Fitou tha Kosova si shtet i ri meriton mbështetje, sidomos në disa prioritet që i ka vendosur për të ardhmen. “Pasi Kosova është një shtet i ri, meriton mbështetje. Kosova tani po i vendos disa prioritete për të ardhmen, brenda këtyre prioriteteve është edhe dialogu me Beogradin, dhe thjesht dua të them së vendi im do ta mbështet këtë dialog. Mesazhi nga vendi im është së Kosova nuk ka asgjë për të pësuar nga ky dialog. Ne e përgëzojmë Qeverinë e Kosovës për angazhim në këtë dialog, ne do të shohim së çfarë do t’i sjell dialogu Kosovës, mirëpo është një hap i madh, një lëvizje e madhe përpara e Qeverisë së Kosovës, ndaj këtij dialogu, dhe thjesht e kemi përgëzuar për këtë dhe do të ketë mbështetjen tonë, mbështetjen e domosdoshme në të gjitha hapat që bënë”, tha ambasadori francez, Jean-François Fitou.
Sipas zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, Qeveria e Kosovës do të jetë një partner i sigurt dhe serioz dhe një partner që do t’i merr me shumë seriozitet sugjerimet dhe propozimet qe vijnë nga Qeveria e Francës dhe në këtë drejtim, do të punohet që imazhi i Kosovës, prezantimi i Kosovës në botë, të jetë sa më efektiv, sa më funksional, dhe sa më i mirë i mundur.