Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, shpalosi prioritetet për një funksionim sa më të mirë të SHKK-së

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, shpalosi prioritetet për një funksionim sa më të mirë të SHKK-së

Prishtinë, 04/03/2011

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, u takua me Komisarin e Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK) dhe Drejtorët e Qendrave Korrektuese e të Paraburgimit.

Në këtë takim, zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, paraqiti prioritetet e tij për një funksionim sa më të mirë të SHKK-së. “Në fillim do të përpiqem që Ligjin për Ekzekutim të Sanksioneve Penale ta implementojmë në tërësi, me qëllim që të kemi një mbikëqyrje sa me të mirë të punës që bëhet në SHKK. Në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë do ta themelojë inspeksionin për mbikëqyrjen e SHKK-së, si dhe do t’i themelojë sektorët e inteligjencës për luftimin dhe zbulimin e dukurive negative që mund të paraqiten në SHKK. Do të tentoj të zvogëlojmë lëvizjen e të burgosurve, transferimin prej një qendre korrektuese në një qendër tjetër, duke krijuar kushte të mira për të burgosurit, në përputhje me ligjin. Do të mundohemi të ngrisim shërbimet mjekësore në SHKK, po ashtu do mundohemi të bëjmë një menaxhim me të mirë në SHKK, duke zvogëluar shpenzimet, në veçanti në derivate, rrymë dhe shërbime tjera. Do të përpiqem që stafi i SHKK-së të ketë paga dinjitoze. Do mundohemi që Qendrën Korrektuese për Dënime të Shkurtra në Smrekovnicë ta bëjmë funksionale, dhe nëse na lejojnë mundësitë, këtë Qendër ta bëjmë të tipit të hapur. Do përpiqem që të krijojmë kushte sa me të mira në Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan”, tha zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, dhe shtoi se në Qendrën Korrektuese në Dubravë, do të ngritet niveli i vëzhgimit me kamera. 

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, tha se në bashkëpunim më Komisionin Evropian dhe Qeverinë e Kosovës, do të bëhen përpjekje për ngritjen e Burgut të Sigurisë së Larte.

Si prioritete tjera të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, janë edhe fuqizimi i Organizatave Joqeveritare në mbikëqyrjen e SHKK-së, si dhe ngritja e kapaciteteve arsimore, profesionale dhe e punësimit për të burgosurit.