
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, u takua me Michael Nebelung, drejtor i GIZ-it për Kosovë dhe Volkmar Theobald, udhëheqës i projekteve. (GIZ: Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit – Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar).
Me këtë rast, zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, falënderoi përfaqësuesit e GIZ-it për ndihmën që ka dhen dhe vazhdon ta jep Qeveria gjermane, për Qeverinë e Kosovës në përgjithësi dhe Ministrinë e Drejtësisë në veçanti. ”Qeveria e Kosovës edhe në të kaluarën ka pasur një bashkëpunim të shkëlqyeshëm dhe një ndihmë të veçantë nga Qeveria gjermane të realizuar përmes GIZ-it. Unë kërkova që të vazhdojmë një bashkëpunim të tillë dhe të jemi shumë serioz në bashkëpunimin tonë, që ti harmonizojmë qëllimet tona me prioritetet që ka Ministria e Drejtësisë dhe Qeveria e Kosovës, bashkë me donatoret”, tha zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, dhe shtoi së GIZ-i ka luajtur një rol të veçantë në reformimin e sistemit të drejtësisë dhe në proceset e integrimeve evropiane.
Ndërsa, drejtori i GIZ-it për Kosovë, Michael Nebelung, tha së janë shumë të kënaqur me bashkëpunimin e vazhdueshëm që kanë me Ministrinë e Drejtësisë dhe premtoi vazhdim të këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen. “Kemi marrë sinjale pozitive nga Qeveria gjermane së bashkëpunimi i mirë do të vazhdoj edhe në të ardhmen. Qeveria gjermane është jashtëzakonisht e interesuar për të përkrahur çështjet që kanë të bëjnë me qeverisjen dhe sundimin e ligjit, duke përfshirë edhe çështjet që kanë të bëjnë me agjendën politike në lidhje me integrimet evropiane”, tha drejtori i GIZ-it për Kosovë, Michael Nebelung.
Në këtë takim u tha së ndihma që do të vijë nga Qeveria gjermane, do të shfrytëzohet në dobi të harmonizimit të legjislacionit, reformave në drejtësi, si dhe në krijimin e një ambienti të mirë për rend dhe ligj në Republikën e Kosovës.