Skip to content
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, u takua me anëtaret e Panelit për Lirim me Kusht

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, u takua me anëtaret e Panelit për Lirim me Kusht

Prishtinë, 28/02/2011

Në takimin e zhvilluar sot me anëtarët e Panelit për Lirim me Kusht, zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka marrë  vendim konform autorizimeve të tija ligjore, për pezullimin e punës së mëtejme të Panelit për Lirim me Kusht, dhe më pas rishikimin e të gjitha vendimeve të marra nga ky Panel, nga data 16 tetor 2010, kur MD ka mbetur pa staf politik dhe rrjedhimisht pa Ministër. 

Me qëllim të ngritjes së efikasitetit dhe transparencës, Ministri i Drejtësisë ka kërkuar që pjesë monitoruese e punës së Panelit për Lirim me Kusht të jenë tre deputetë të Parlamentit të Kosovës, dy nga opozita e një nga pozita. 

Foto Galeria

Skip to content