Skip to content
Ekstradohet nga Shqipëria Faik Osmani

Ekstradohet nga Shqipëria Faik Osmani

Prishtinë, 24/02/2011

Ekstradohet nga Shqipëria shtetasi Faik Osmani, i lindur më 22 qershor 1969, në Gjilan, i dënuar për veprat penale: blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm, dhe e substancave psikotropike, e përcaktuar me nenin 229, paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe i njëjti është dënuar me 15 muaj heqje lirie nga Gjykata Komunale në Gjilan.

Faik Osmani gjendej në arrati dhe kundër tij ishte lëshuar Letër-rreshtim Ndërkombëtar, në bazë të cilit është arrestuar në Shqipëri. Pas kërkesës së Ministrisë së Drejtësisë të Republikës së Kosovës, e aprovimit të saj nga Ministria e Drejtësisë e Republikës së Shqipërisë, sot në pikën kufitare Morinë, u bë dorëzimi i tij nga Policia Shqiptare tek Policia e Kosovës. 

Skip to content