Skip to content
U mbajt takimi i tetë i grupit punues për Integrime Evropiane “Qeverisja”

U mbajt takimi i tetë i grupit punues për Integrime Evropiane “Qeverisja”

Prishtinë, 11/02/2011

Takimi i tetë me radhë i grupit punues për integrim evropian “Qeverisja”, u kryesua nga u.d. sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë, Sylejman Sopa. 

Ky grup punues bënë pjesë në strukturat për integrim evropian dhe në grupet punuese, të cilat janë miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës në vitin 2008.

Në këtë takim, sekretari Sopa theksoi se është shumë e rëndësishme që ky grup punues të diskutoi rreth Planit të Veprimit për implementimin e Partneritet Evropian (PVPE), si dhe monitorimin dhe vlerësimin e rregullt të implementimit të tij, përfshirë adresimin e sfidave dhe rekomandimeve  që dalin nga Dialogu i Procesit të Stabilizim–Asociimit në fushëveprimin e këtij grupi, përkatësisht kapitullin e Kritereve Politike dhe sektorin e Drejtësisë, Lirisë dhe Sigurisë në kuadër të kapitullit të Standardeve Evropiane.

Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte që anëtarët e grupi punues të informohen rreth draftit pothuajse të finalizuar të Planit të Veprimit për Partneritet Evropian (PVPE) 2011, ku gjenden veprimet që janë propozuar nga secili prej institucioneve përkatëse për t’u përmbushur gjatë vitit 2011. 

Ky grup në të ardhmen do të fokusohet në monitorimin e rregullt të përmbushjes së veprimeve pasuese, për të cilat është pajtuar secili institucion me Komisionin Evropian gjatë takimit të dytë të Dialogut të Procesit të Stabilizim–Asociimit. Këtu përfshihet edhe koordinimi më i mirë i shkëmbimit të informatave me Komisionin Evropian (KE), d.m.th. i informatave që kërkohen rregullisht nga KE-ja me qëllim që informatat e mbledhura të jenë sa më të plota dhe të drejtuara në kryerjen e veprimeve pasuese të miratuara. 

Në këtë takim, përveç anëtarëve të Grupit Punues “Qeverisja”, pjesëmarrës ishin edhe përfaqësues të lartë nga institucionet tjera: Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Prokuroria e Shtetit, Instituti Gjyqësor i Kosovës, Agjencioni Kundër  Korrupsion, Policia e Kosovës, etj. 

Foto Galeria

Skip to content