
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka marrë pjesë në ribotimin e tetë të Romanit “Gjarpinjtë e gjakut”, të Adem Demaçit, ku ka mbajtur një fjalë rasti dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës ka shprehë admirimin për veprën jetësore të Adem Demaçit.
“Besoj që emri i Adem Demaçit si shkrimtarë dallon prej shumë shkrimtarëve tjerë në botë dhe do të them që është unikat në gjithë Evropën. Përmes veprës së tij nuk e ka tejkaluar kurrë vetën, po përmes emrit të tij personal dhe origjinalitetin e tij, ka kaluar çdo vepër që lidhë me interesat kombëtare të cilit do popull në botë. Në këtë drejtim, emri i Bacës Adem, mbi gjysmë shekulli mbetet unifikim për qytetarin e Republikës së Kosovës, për popullin shqiptar, por mbi të gjitha simbol i rezistencave sa here që i është kërkuar ajo”, tha Kuçi.
Zëvendëskryeministrit Kuçi më tutje ka thënë se Adem Demaçi me anë të veprës “Gjarpërinjtë e gjakut”, ka tentuar të mbyll një plagë të shoqërisë tonë, gjakmarrjen, ku ka qenë frymëzim edhe në kohen e pajtimeve të gjaqeve dhe shtoi që sot frymëzimi ma i mire do të ishte që kjo vepër të bëhet në formë të dramës apo të filmit, për çka Qeveria e Kosovës do të jepte gjithë maksimumin e saj.
Në fund të fjalimit të tij, Zëvendëskryeministri tha se të gjithë njerëzit e rezistencës kombëtare identifikohen me emrin e Adem Demaçit, me punën e tij dhe me veprën e tij, andaj neve na duhet shumë ky simbol i rezistencës, na duhet ky simbol i unifikimit dhe duhet ta ruajmë, sikur ai që e ka ruajtur kombin shqiptarë mbi pesë dekada.