Skip to content
Ministrja Haxhiu mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Medica Gjakova “Unë nuk kam faj për atë që më ka ndodhur”

Ministrja Haxhiu mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Medica Gjakova “Unë nuk kam faj për atë që më ka ndodhur”

Prishtinë, 13/09/2024

Në panelin e diskutimit me temën “Nga studimi në veprim: Reflektime kritike mbi kërkimin për përdhunimin gjatë luftës në Kosovë, adresimi i stigmatizimit dhe riintegrimi i të mbijetuarave", ku morën pjesë edhe përfaqësues nga shoqëria civile, psikologë e hulumtues, ministrja Haxhiu theksoi se Strategjia për Drejtësi Tranzicionale është një dokument jashtëzakonisht i rëndësishëm strategjik, gjithpërfshirës dhe me ndjeshmëri gjinore.

"Aktivitete dhe veprime konkrete parashihen në këtë Strategji të cilat do të angazhohemi t’i realizojmë", tha Haxhiu.

Gjatë kësaj konference po ashtu u diskutua rreth veprimeve institucionale që janë ndërmarrë për të mbështetur të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës, përfshirë punën e Komisionit Qeveritar për njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale si dhe hapat dhe nevojat për avancimin e mbështetjes dhe ndihmën që duhet të ofrohet për të mbijetuarit e dhunë seksuale.

Skip to content