Tetë zyre pune janë donacion i Misionit të EULEX-it sipas marrëveshjes së nënshkruar me Ministren e Drejtësisë, Albulena Hxhiu në korrik të këtij viti dhe do të jenë në shfrytëzim për ekipin Mjeko Ligjor të EULEX-it dhe zyrtarët e IML-së në ofrimin e shërbimeve të ndryshme, me theks të veçantë në procesin e zbardhjes së fatit të personave të zhdukur me dhunë nga lufta e fundit në Kosovë.
Pas vizitave të këtyre zyreve, zëvendësministri Sallahu shprehu falënderimin e tij dhe vlerësoi lartë mbështetjen të cilën ka ofruar dhe vazhdon të ofrojë EULEX-i për institucionet e drejtësisë në Kosove dhe sidomos për Institutin për Mjekësi Ligjore,