Ministrja Haxhiu shprehu mirënjohjen e saj të plotë ndaj shtetit të Gjermanisë për mbështetjen e vazhdueshme që ka ofruar për Kosovën, me theks të veçantë për ndihmën në forcimin e sundimit të ligjit dhe sistemit të drejtësisë.
Gjatë takimit, u diskutuan një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë, si dhe sfidat me të cilat përballet institucionet e drejtësisë në Kosovë. Të pranishmit patën mundësinë të parashtrojnë pyetje dhe të hapin debate rreth çështjeve kyçe, duke përfshirë reformën në drejtësi, sundimin e ligjit dhe rezultatet e arritura deri më tani.
Ministrja Haxhiu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për zhvillimin dhe fuqizimin e institucioneve të drejtësisë në Kosovë, duke shtuar se ky bashkëpunim është i një rëndësie kyçe për arritjen e objektivave afatgjata në fushën e drejtësisë dhe sundimit të ligjit.