Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Ministrja Haxhiu zhvilloi dy vizita në komunën e Ferizajt

Ministrja Haxhiu zhvilloi dy vizita në komunën e Ferizajt

Prishtinë, 04/09/2024

Gjatë takimit, ministrja Haxhiu theksoi rëndësinë e trajtimit serioz të rasteve të dhunës në familje dhe nevojën për të përmirësuar mekanizmat e bashkëpunimit mes institucioneve përkatëse. Ajo shprehu mbështetjen e saj të plotë për punën e përditshme të policisë në mbrojtjen e qytetarëve dhe garantoi përkushtimin e Ministrisë së Drejtësisë për adresimin e sfidave.

Mbështetja dhe bashkëpunimi mes institucioneve është thelbësor për të siguruar që çdo rast i dhunës në familje të trajtohet me seriozitetin dhe urgjencën që meriton. “E vlerësoj angazhimin tuaj të përditshëm në mbrojtjen e qytetarëve tanë dhe ju siguroj se keni mbështetjen time të plotë në këtë drejtim," u shpreh ministrja Haxhiu gjatë takimit.

Statistikat e raportuara tregojnë për një numër të konsiderueshëm të rasteve të dhunës në familje në Komunën e Ferizajt. Që nga janari i këtij viti, janë raportuar 188 raste, çka nënvizon nevojën për një qasje të koordinuar dhe të vendosur në përballjen me këtë problem.

Ministrja Haxhiu, gjithashtu, ka vizituar edhe Strehimoren në komunën e Ferizajt, nga ku shprehu gatishmërinë për të ndërmarrë hapa të mëtejshëm në përforcimin e mekanizmave ligjor dhe institucional që mbrojnë të drejtat e të mbijetuarave dhe sigurojnë një trajtim dinjitoz dhe efektiv për çdo rast të dhunës në familje, dhe po ashtu ndihmën e pa ndërprerë për institucionet e strehimoreve kudo në komunat e Kosovës.

Foto Galeria