Skip to content
Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu vizitoi Prokurorinë Themelore në Pejë

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu vizitoi Prokurorinë Themelore në Pejë

Prishtinë, 02/09/2024

Fillimisht, ministrja Haxhiu vizitoi Prokurorinë Themelore në Pejë, ku u prit nga Kryeprokurori i kësaj prokurorie, Agim Kurmehaj dhe zëvendëskryeprokurori, Ersan Çavolli.

Gjatë takimit, Ministrja i njoftoi me prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë në drejtim të luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe rastet e dhunës në familje.

Ministrja u njoftua nga afër edhe me nevojat dhe sfidat të cilat ballafaqohen prokuroria në Pejë si dhe angazhimin e tyre.

Po ashtu, ministrja Haxhiu vizitoi Qendrën e paraburgimit në Pejë, ku u takua me drejtuesit dhe stafin e këtij institucioni për të diskutuar mbi bashkëpunimin dhe angazhimin e përbashkët për përmirësimin e kushteve të të burgosurve dhe rritjen e sigurisë në institucionet korrektuese.

Gjatë vizitave, ministrja Haxhiu nënvizoi përkushtimin e saj për të vazhduar me reformat dhe për të ofruar mbështetje të plotë për këto institucione, duke siguruar që drejtësia të jetë e çasshme dhe efektive për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Foto Galeria

Skip to content