Letonia është shembull i jashtëzakonshëm për digjitalizimin e sistemit të drejtësisë andaj edhe ekspertiza e tyre është më se e nevojshme për hapat tutje të vendit tonë drejt këtij procesi.
Ministrja Haxhiu falënderoi znj. Pommere për mbështetjen e vazhdueshme por veçanërisht për ekspertizën që Ministria e Drejtësisë ka marrë nga dy ekspertë letonez gjatë dy viteve të fundit.
Anëtarësimi në EUROJUST, mbështetja në rrugëtimin tonë për integrim evropian si dhe ekspertiza në zhvillim të politikave, janë çështjet kryesore në të cilat u zhvillua diskutimi i përbashkët.
Znj. Pommere tha se Kosova është partner i nevojshëm dhe i respektuar për Letoninë andaj edhe përkushtimi për forcim të raporteve, bashkëpunim dhe mbështetje strategjike do të avancohet.