Skip to content
Vizita zyrtare në Riga vazhdon me takimin për platformën “E-rastet” të zhvilluar nga gjykatat në Letoni

Vizita zyrtare në Riga vazhdon me takimin për platformën “E-rastet” të zhvilluar nga gjykatat në Letoni

Prishtinë, 03/10/2024

Në këtë takim u prezantua përvoja letoneze në hartimin e politikave dhe legjislacionit, si dhe krijimin e infrastrukturës përkatëse për digjitalizimin e tërësishëm të sistemit të drejtësisë. Integrimi i bazave të të dhënave, dorëzimi online i dokumenteve nga palët në gjykatë, E-seancat, E-dëshmitë dhe mjete të tjera janë mjete që kanë rritur produktivitetin e prokurorëve dhe gjyqtarëve, si dhe kanë lehtësuar komunikimin me palët.

Pas reformave të digjitalizimit për provimet e profesioneve të lira dhe evidencës qendrore penale, Republika e Kosovës do të përfitoj nga ky bashkëpunim i vendosur me institucionet e Letonisë, në synimet e saj për të krijuar dhe zbatuar këto mjete, në sistemin e drejtësisë, në vitet e ardhshme.

Foto Galeria

Skip to content