Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim kryetaren e Dhomave të Specializuara, znj. Ekaterina Trendafilova.
Gjatë takimit u diskutua për punën e dhomave të specializuara, rëndësinë e respektimit të të drejtave të personave që mbahen në proces pranë këtyre dhomave, punën dhe transparencën e tyre.