Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot kanë marrë pjesë në publikimin e Raportit të vlerësimit të Programit të Kosovës për Barazi Gjinore 2020-2024, i hartuar nga Agjencia për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.
Në fjalën e tij, kryeministrit Kurti tha se barazia gjinore është në qendër të proceseve transformuese në Republikën e Kosovës, ndërsa Raporti tregon se si përmes punës së përbashkët, është përparuar në përmirësimin e kushteve në fusha si fuqizimi ekonomik dhe mirëqenia sociale, avancimi i barazisë gjinore përmes arsimit dhe shëndetësisë cilësore e gjithëpërfshirjes.
Ndërsa ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu theksoi rëndësinë e Raportit për të kuptuar arritjet dhe sfidat në avancimin e barazisë gjinore.
Tutje, ministrja Haxhiu tha se lufta ndaj dhunës me bazë gjinore ka vëmendjen e duhur dhe pikërisht si rezultat i këtyre veprimeve, janë shënuar rezultate konkrete, të cilat janë pjesë e këtij Raporti.