Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Finalizohet pajisja me dokumente civile për 58 qytetarët e Kosovës – të zhvendosur në Maqedoninë e Veriut

Finalizohet pajisja me dokumente civile për 58 qytetarët e Kosovës – të zhvendosur në Maqedoninë e Veriut

Prishtinë, 07/11/2024
Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes Ministrisë së Drejtësisë, përkatësisht zëvendësministrit, Vigan Qorrolli dhe në bashkëpunim me misionin e OSBE-së në Kosovë, Agjencinë e Regjistrimit Civil të Kosovës, Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Ambasadën e Kosovës në Shkup, ka përmbyllur me sukses dorëzimin e dokumentacionit civil (certifikata të lindjes dhe certifikata të gjendjes penale) për grupin prej 36 rasteve të mbetura – qytetarë të Kosovës – të zhvendosur nga periudha e luftës së vitit 1999, e të cilët jetojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Ky proces ka përfshirë pajisjen e 36 qytetarëve të tjerë, duke çuar në total në 58 persona që janë pajisur me dokumente civile dhe certifikata të gjendjes penale, ku tashmë autoritetet e Maqedonisë së Veriut, do t’i pranojnë në mënyrë që t’i pajisin ata me dokumentacionin e nevojshëm për qëndrim në shtetin fqinj.
Zëvendësministri Qorrolli, në fjalën e tij, tha se ky proces ka kaluar me sukses falë koordinimit të ngushtë mes institucioneve të Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtar. Tutje Qorrolli falënderoi të gjithë akterët për bashkëpunimin dhe përkushtimin e treguar gjatë realizimit të këtij procesi të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës në Maqedoninë e Veriut.
Në këtë ngjarje i pranishëm ishte konsulli nga Ambasada e Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Xhevat Podvorica, drejtori i Zyrës Qendrore e Evidencës Penale nga KGJK, Blerim Batatina, u.d drejtori i Drejtoratit të Gjendjes Civile, Ahmet Jashari, drejtoresha e Misionit të OSBE-së në Departamentin e të Drejtave të Njeriut dhe Komuniteteve, Kavya Rajan, si dhe përfaqësuesja nga UNHCR, znj. Merita Ahma.

Foto Galeria