Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, mori pjesë në Konferencën Vjetore për Drejtësinë Komerciale të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane, ku theksoi rëndësinë e reformave të ndërmarra në sistemin e drejtësisë për krijimin e një mjedisi më të favorshëm për zhvillimin ekonomik dhe investimet.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, mori pjesë në Konferencën Vjetore për Drejtësinë Komerciale të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane, ku theksoi rëndësinë e reformave të ndërmarra në sistemin e drejtësisë për krijimin e një mjedisi më të favorshëm për zhvillimin ekonomik dhe investimet.

Prishtinë, 08/11/2024
Në fjalën e tij, zëvendësministri Sallahu vuri theksin te vështirësitë që bizneset janë përballur në të kaluarën, përfshirë vonesat dhe mungesën e gjyqtarëve të specializuar për çështje komerciale. Ai potencoi se funksionalizimi i Gjykatës Komerciale është një hap jetik drejt përmirësimit të efikasitetit të sistemit gjyqësor, duke adresuar në mënyrë më të shpejtë dhe profesionale çështjet që prekin sektorin ekonomik.
“Kjo gjykatë përfaqëson një mundësi të jashtëzakonshme për të rritur besueshmërinë dhe shpejtësinë e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve komerciale, duke ofruar siguri për bizneset dhe investitorët e huaj,” tha Sallahu, duke theksuar se një sistem gjyqësor efikas dhe i drejtë është kyç për tërheqjen e investimeve dhe për përmirësimin e klimës së biznesit në vend.
Zëvendësministri bëri të ditur se, përveç Gjykatës Komerciale, qeveria synon të avancojë më tej reformën në drejtësi përmes funksionalizimit të Gjykatës Administrative, duke siguruar mbështetje të mëtejshme për të drejtat e qytetarëve dhe bizneset.
Sallahu theksoi se angazhimi për një sistem drejtësie efikas është një përpjekje e vazhdueshme që do të ndikojë drejtpërdrejt në stabilitetin, besimin dhe zhvillimin ekonomik të vendit, duke garantuar një mjedis të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët e Republikës.

Foto Galeria