Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Zëvendësministri Qorrolli kërkon intensitet të shtuar institucional për zbatimin e Strategjisë për Drejtësi Tranzicionale

Zëvendësministri Qorrolli kërkon intensitet të shtuar institucional për zbatimin e Strategjisë për Drejtësi Tranzicionale

Prishtinë, 08/11/2024
Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli, sot ka kryesuar takimin e dytë me radhë të Grupit Ndërministror për Monitorimin dhe Zbatimin e Strategjisë për Drejtësi Tranzicionale, ku të pranishëm ishin edhe zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Avni Zogiani, zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arsim Ademi dhe zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha Bunjaku.
Në fjalën e tij, zëvendësministri Qorrolli kërkoi nga anëtarët e Grupit Punues të intensifikojnë angazhimin e tyre në zbatimin e veprimeve që dalin nga Strategjia Tranzicionale për secilin dikaster, ngaqë sipas tij, kemi të bëjmë me një dokument të ndjeshëm, i cili kërkon mobilizim shoqërore dhe institucional për zbardhjen e shkeljeve të të drejtave të njeriut që kanë ndodhur në Kosovë në periudhën 1989-2000.
Gjatë takimit, ministritë dhe dikasteret përkatëse njoftuan lidhur me rrjedhën e aktiviteteve dhe zbatimin e tyre, sfidat dhe rekomandimet që dalin nga Strategjia, dhe po ashtu diskutuan për modalitetin e punës, trajnimet dhe kërkesat për bashkëpunimin me mekanizma ndërkombëtar për Drejtësinë Tranzicionale.
Ndër të tjerash, në këtë takim anëtarët e Grupit Punues u dakorduan për implementimin e objektivave dhe planin e veprimit në periudhën 10 vjeçare (2024-2034) të Strategjisë për Drejtësi Tranzicionale, me theks të veçantë zbatimin e veprimeve afatshkurte dhe afatmesme që përfshinë periudhën 2024-2026.
Të pranishëm në këtë takimin ishin edhe përfaqësues nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Instituti për Mjekësi Ligjore, Instituti Kombëtar për Shëndetësi Publike, Instituti për Krimet e Kryera Gjatë Luftës, Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statutit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës, Instituti i Kosovës për Administratë Publike, Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur, Agjencia e Punësimit të Kosovës, Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekse Memoriale, Policia e Kosovës, si dhe zyrtarë nga Ministria e Drejtësisë ndërsa të pranishëm nuk ishin përfaqësues nga Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës.