Skip to content
Ministrja Haxhiu priti në takim krerët e sistemit të drejtësisë dhe partnerët ndërkombëtar

Ministrja Haxhiu priti në takim krerët e sistemit të drejtësisë dhe partnerët ndërkombëtar

Prishtinë, 14/11/2024
Me ftesë të Ministres së Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu, drejtuesit e sistemit gjyqësor, sistemit prokurorial si dhe përfaqësuesit ndërkombëtar nga Zyra e BE-së, Ambasada Amerikane në Kosovë, Këshilli i Evropës dhe OSBE, kanë marrë pjesë në takimin e mbajtur sot me 14 nëntor në Ministrinë e Drejtësisë.
Në takim është diskutuar për Reformën në Drejtësi, për veprimet e mëtutjeshme lidhur me paketën ligjore, gjashtë (6) projekt-aktet normative të cilat rrjedhin nga Deklarata e Përbashkët e Zotimeve.
Ministrja Haxhiu fillimisht falënderoi të gjithë akterët për kontributin e tyre në finalizimin e paketës së tillë ligjore dhe gjithashtu, theksoi rëndësinë e procedimit tutje, si hap tjetër i rëndësishëm i reformës në drejtësi.
Në takim mes tjerash, gjithashtu është diskutuar për rëndësinë dhe mundësinë e konsultimit të paketës ligjore me Komisionin e Venedikut, marrë parasysh edhe rekomandimet e Raportit për Vendin.
E tërë kjo po bëhet në mënyrë që paketa ligjore të jetë në përputhje të plotë me standardet evropiane dhe ndërkombëtare.
Skip to content