
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Ora e parë e mësimit në shkolla: Të gjitha shkollat e Kosovës i kushtuan orën e parë diskutimit mbi dhunën në familje, dhunën ndaj grave dhe dhunën me bazë gjinore. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, dhe Deputetja Mimoza Kusari – Lila vizituan Gjimnazin “Ahmet Gashi” në Prishtinë për të bashkëbiseduar me nxënësit mbi parandalimin dhe raportimin e dhunës. Vilma Dule, një e mbijetuar e dhunës, ndau historinë e saj të fuqishme dhe inspiruese me nxënësit.
Thyerja e heshtjes: Fuqizimi i zërave nga Italia dhe Kosova: Ministrja Albulena Haxhiu mori pjesë në këtë aktivitet të organizuar nga Ambasada e Italisë dhe Fondacioni Jahjaga, duke bashkuar përpjekjet ndërkombëtare për luftimin e dhunës ndaj grave.
Klinika Mobile për komunitetet jo shumicë: Në, Qendrën e Komunitetit Mësimor në Brekoc të Gjakovës u mbajt një diskutim me gratë e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian mbi kujdesin ndaj shëndetit si dhe për raportimin e dhunës me baza gjinore. Në bashkëpunim me Ministrin e Shëndetësisë, ekipi mobil gjinekologjik ishte prezentë që të kryente ekzaminime falas për të gjitha gratë.
Ngjyrosja e trafove në Prishtinë me ngjyrën portokalli: Në bashkëpunim me KEDS-in, trafot e rrymës anekënd vendit janë ngjyrosur me ngjyrën e fushatës duke dhënë një mesazh të fuqishëm vizual për ndërgjegjësimin kundër dhunës ndaj grave.
Lansimi i 1 milion shisheve uji me mesazhin “Sot dhe Çdo Ditë Tjetër”: Në bashkëpunim me Korporatën Ujë Rugove, janë prodhuar një milion shishe me mesazhin ndërgjegjësues të fushatës, duke përhapur mesazhin në çdo tavolinë.
Emetimi i pullës postare “Sot dhe Çdo Ditë Tjetër”: Në bashkëpunim me Postën e Kosovës, është emetuar pulla postare “Sot dhe çdo ditë tjetër” si një simbol i përkushtimit institucional për këtë kauzë.
Mesazhe ndërgjegjësuese në faturat e energjisë: Për vitin e dytë radhazi, KEDS ka përfshirë mesazhe sensibilizuese në faturat e energjisë elektrike të muajit nëntor, duke përhapur fushatën në çdo shtëpi të Kosovës.