
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Në fjalën e saj, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu njëherit Koordinatore Nacionale Kundër Dhunës në Familje dhe Dhunës me Bazë Gjinore tha se lufta ndaj dhunës me bazë gjinore nuk është një kauzë e një dite apo e një fushate por është një luftë që kërkon përkushtim të përhershëm, angazhim të gjithanshëm dhe koordinim të të gjitha forcave të shoqërisë, sot dhe çdo ditë tjetër.
I pranishëm në këtë Konferencë, ishte edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i cili në adresimin e tij tha se legjislativi në vitin e kaluar ka hartuar dhe miratuar nisma ligjore si ajo për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Baza Gjinore të cilat njohin lloje të ndryshme të dhunës, duke përfshirë lëndimin fizik, seksual, psikologjik ose ekonomik, por edhe dhunën ndaj grave në politikë, ngacmimet e ndryshme si dhe ngacmimet seksuale në internet.
E pranishme në këtë Konferencë ishte edhe ish Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e cila theksoi si shqetësuese rritjen e rasteve të dhunës në familje e sidomos të dhunës me baza gjinore.
Konferenca gjithëditore pati tri panele, diskutimi. Në Penalin e parë me temën “Gratë Viktima të Dhunës në rrezik të Diskriminimit Ndërsektorial”, u diskutua për grupet që janë më të rrezikuar ndaj dhunës dhe diskriminimit gjinor siç janë : gratë me nevoja të veçanta, gratë nga komuniteti romë, ashkali dhe egjiptian dhe gratë nga LGBT+. Ky panel u mbështet nga Zyra e Këshillit të Evropës në Prishtinë.
Në panelin e dytë u diskutuan për dhunën me bazë gjinore me fokus të veçantë rastet që kanë të bëjnë me femicidin, përmirësimin e kornizës ligjore, duke theksuar se edhe pse ka përparime, ligji ende nuk e trajton shprehimisht femicidin si vepër penale. Po ashtu, theks i veçantë u vendos mbi nevojën për rritjen e kapaciteteve të institucioneve, përfshirë organet e drejtësisë, policinë dhe shërbimet sociale, për të trajtuar më mirë rastet e dhunës me baza gjinore. Paneli i dytë u mbështet nga UNDP.
Ndërsa në panelin e tretë, i cili u mbështet nga NDI, u diskutua për përkushtimin për të vepruar për llogaridhënien dhe nxitjen e transformimit shoqëror për të luftuar dhunën ndaj grave dhe po ashtu rritjen për ngritjen e numrit të mbrojtësve të viktimave dhe punëtorëve social.
Në kuadër të Konferencës të organizuar nga Ministria e Drejtësisë, u zhvillua edhe paneli i veçantë Ted Talk, në të cilin Helene Legacy dhe Meygan da Silva nga Government Communication Service nga Shtetet e Bashkuara, prezantuan një hulumtim rreth ndërgjegjësimit dhe komunikimit strategjik si katalizator për ndryshimin e sjelljes.
Në përmbyllje të kësaj konference, me një fjalë rasti të pranishmëve iu drejtua zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz dhe Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Në fund, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, falënderoj të gjithë panelistët për kontributin e tyre, duke thënë se kjo konferencë ishte më shumë se një diskutim, pra ishte një thirrje për veprim, një dëshmi e përkushtimit të përbashkët për t’u përballur me dhunën që cenon jo vetëm viktimat drejtpërdrejtë, por gjithë shoqërinë.