Tutje ministrja tha se gratë që janë aktive në jetën publike si politikane, gazetare, aktiviste ose artiste, shpesh bëhen objektiva kryesore të abuzimit online.
Në fund, ministrja Haxhiu bëri thirrje për veprim të përbashkët, duke theksuar se “ky është një problem i drejtësisë dhe të drejtave njerëzore, i cili kërkon përfshirjen e gjithë shoqërisë për të krijuar një botë ku gratë dhe vajzat ndihen të sigurta dhe të fuqizuara, si në jetën reale, ashtu edhe në hapësirat digjitale.”