
Tutje, ministrja Haxhiu tha se në kuadër të aktiviteteve të Fushatës “16 Ditët Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, do të lansohen edhe tri akte nënligjore, ku me njërin prej tyre do të konsolidohet roli i Koordinatorit Nacional Kundër Dhunës. Po ashtu do të bëhet lansimi i linjës telefonike falas dhe funksionalizimi i mekanizmave lokale që merren me dhunën në familje dhe dhunën me bazë gjinore.
Ministrja Haxhiu theksoi rëndësinë e bashkëpunim institucional dhe shoqëror për luftimin e dhunës, ndërsa adresoi hendekun midis Ligjit dhe praktikës ku kërkoi që çdo viktimë të trajtohet me dinjitet dhe respekt, dhe që çdo rast dhune të hetohet dhe ndiqet deri në fund.