
Ky film u shfaq në kuadër të aktiviteteve të Fushatës Globale “16 Ditët Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, ku me të pranishmit ishte edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu së bashku me zëvendësministrin e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Taulant Kelmendi.
Ministrja Haxhiu, theksoi rëndësinë e fuqizimit ekonomik të grave dhe adresimin e ligjeve që kanë të bëjnë me trashëgiminë dhe pronësinë e grave ndërsa zëvendësministrit Kelmendi, vuri në dukje nevojën për edukimin e të rinjve dhe hapjen e diskutimeve rreth këtyre çështjeve në shoqëri.
Filmi “Vera Andrron Detin” nën regjinë e Kaltrina Krasniqit dhe skenarit nga Doruntina Basha, paraqet sfidat me të cilat përballen gratë në një shoqëri patriarkale, çështjet e pronësisë dhe traditat.