Dy ministrat diskutuan rreth nevojës për një qasje gjithëpërfshirëse në trajtimin e dhunës dhe shëndetit mendor dhe theksuan rëndësinë e shëndetit mendor, si pjesë e përpjekjeve për të luftuar dhunën me bazë gjinore dhe për të promovuar mirëqenien fizike e psikologjike të qytetarëve.
Ky aktivitet është vetëm një nga shumë nisma që po ndërmerren në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizmit, duke përfshirë trajnime, ligjërata dhe diskutime publike, për të ngritur vetëdijen rreth rëndësisë së adresimit të dhunës dhe promovimit të barazisë gjinore.