Skip to content
Ministrja Haxhiu: Zëri i grave, një thirrje për ndryshim dhe fuqizim

Ministrja Haxhiu: Zëri i grave, një thirrje për ndryshim dhe fuqizim

Prishtinë, 07/12/2024

Para të pranishmeve, ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu theksoi rëndësinë e këtij aktiviteti për fuqizimin e grave dhe ngritjen e vetëdijes mbi ndikimin e dhunës në shëndetin mendor.

“Rrëfimet që dëgjojmë sot janë dëshmi të guximit dhe forcës së grave që kanë vendosur të flasin për përvojat e tyre, duke sfiduar frikën, stigmën dhe paragjykimet,” deklaroi ministrja.

Tutje ministrja Haxhiu vuri në pah se dhuna ndaj grave është një problem që prek të gjitha nivelet shoqërore dhe shpesh ndodh në familje, duke lënë pasoja të thella fizike dhe psikologjike.

Ministrja Haxhiu tha se fuqia e rrëfimit të grave që kanë përjetuar dhunë krijon ndërgjegjësim dhe frymëzim për ndryshim

Në fund ministrja Haxhiu bëri thirrje insitucionet dhe shoqëria në tërsi të angazhohen për të ndërtuar një mjedis ku dinjiteti dhe siguria e secilit respektohen dhe mbrohen.

Skip to content