Në vizitën e saj në Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan, së bashku me deputetin e Kuvendit të Kosovës, Adnan Rrustemi shpërndanë libra për të rinjtë e dënuar, duke theksuar rëndësinë e edukimit dhe fuqizimit të tyre intelektual për të pasur një të ardhme më të mirë.
Ministrja Haxhiu po ashtu ishte edhe në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, ku u shfaq filmi shqiptar “Tri Dritare dhe një Varje”, film ky i cili trajton çështje të thella sociale dhe ka si qëllim ndërgjegjësimin mbi pasojat e dhunës dhe padrejtësive gjinore.
Ministrja Haxhiu ritheksoi përkushtimin e Ministrisë së Drejtësisë në luftën kundër dhunës me bazë gjinore dhe rëndësinë e trajtimit të dinjitetshëm dhe njerëzor të të gjithë të dënuarve, duke i dhënë prioritet rehabilitimit dhe riintegrimit të tyre në shoqëri.