Përmes kësaj nisme, të dy ministritë synojnë ndërtimin e një programi shtetëror që ndërlidh sportin me burgjet dhe qendrat korrektuese në Kosovë. Ky program do të ndihmojë në:
Përmirësimin e shëndetit fizik dhe mendor të personave të privuar nga liria;
Promovimin e vlerave dhe sjelljeve pozitive;
Përgatitjen për ri-integrimin e tyre në shoqëri pas vuajtjes së dënimit.
Një moment i veçantë i këtij aktiviteti ishte demonstrimi i sportit të xhudos, realizuar me mbështetjen e Federatës së Xhudos së Kosovës. Ky demonstrim shërbeu si shembull i fuqishëm i ndikimit të sportit në formësimin e disiplinës, respektit dhe vlerave pozitive.
SOT DHE ÇDO DITË TJETËR!