Këtij takimi iu bashkua edhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.
Në fjalën e saj, ministrja Haxhiu vlerësoi lartë kontributin dhe rolin e pazëvendësueshme të grave në fushën e artit dhe diskutoi me to për sakrificat që këto gra kanë përjetuar për ta mbajtur gjallë artin dhe kulturën.
Po ashtu, në takim u shpalos edhe përkushtimi dhe pasioni i tyre për artin dhe kulturën, duke treguar se puna e tyre është një angazhim i pandërprerë sikurse edhe me ndikim të madh në shoqëri.