Skip to content
Ministrja Haxhiu vizitoi vajzat e Klubit të Futbollit “Prishtina”

Ministrja Haxhiu vizitoi vajzat e Klubit të Futbollit “Prishtina”

Prishtinë, 08/12/2024

Gjatë vizitës, Ministrja Haxhiu u takua me trajnerët dhe lojtaret e klubit, duke vlerësuar angazhimin dhe përkushtimin e tyre për të zhvilluar futbollin si një hapësirë ku vajzat dhe gratë mund të shprehin talentin e tyre dhe të sfidojnë stereotipet gjinore.

” Sporti është një platformë e rëndësishme për të nxitur solidaritetin, vetëbesimin dhe barazinë në shoqëri. Përmes sportit, gratë mund të shprehin talentin e tyre dhe të sfidojnë stereotipet gjinore”, tha ministrja Haxhiu

Ministrja Haxhiu gjithashtu shprehu përkushtimin e Ministrisë së Drejtësisë për të mbështetur iniciativa që promovojnë pjesëmarrjen aktive të grave dhe vajzave në sport dhe aktivitete të tjera që fuqizojnë pozitën e tyre në shoqëri.

Skip to content