We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Vigan Qorrolli më 7 korrik 2023 nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Drejtësisë.
Ai ka lindur më 3 qershor 1983 në Prishtinë.
Studimet e rregullta për Drejtësi i ka mbaruar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë (Republika e Maqedonisë së Veriut). Studimet postdiplomike në fushën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare i ka mbaruar në Universitetin Corvinus të Budapestit në Hungari. Ndërsa është doktorant në fushën e së drejtës ndërkombëtare publike pranë Fakultetit Juridik të Universitetit Karl- Franzens të Grazit në Austri.
Zëvendësministri Qorrolli, gjithashtu është mësimdhënës i rregullt pranë Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ku përveç tjerash i ligjëron lëndët: E Drejta Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, Organizatat Ndërkombëtare, E Drejta e Mjedisit, Bazat e Sistemit Gjyqësor dhe gjithashtu është anëtar i Qendrës për Energji të Qëndrueshme pranë Universitetit të Prishtinës ku e ligjëron lëndën, E Drejta Ndërkombëtare për Energji dhe Mjedis. Gjithashtu ka ligjëruar më parë edhe në Universitete publike dhe në disa prej institucioneve private të arsimit të lartë në Kosovë.
Në vitin 2013 si bursist i Departamentit të Shtetit të SHBA-ve ka qëndruar si Profesor Vizitor në American University, Washington College of Law në Washington DC – si pjesë e skemës programore të bursistëve JFDP.
Eksperiencat e mëhershme të zëvendësministrit Qorrolli përfshijnë edhe ato të të qenit Këshilltar Ligjor pranë Ministrisë së Drejtësisë (2011-2015), si dhe Udhëheqës i Zyrës për Komunikim me Publikun pranë Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (2010-2011).
Zëvendësministri Qorrolli ka marrë pjesë rregullisht në konferenca të ndryshme akademike brenda dhe jashtë vendit përgjatë punës së tij si ekspert dhe ligjërues i të drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, ndërkaq është autor i disa punimeve shkencore dhe i një libri.
Jeton në Prishtinë, është i martuar me znj. Gresa Baftiu-Qorrolli, ekonomiste dhe kanë tre djem: Zanin, Mirin dhe Zgjoin.
Kontakt:
Zëvendësministri Vigan Qorrolli:
Email: vigan.qorrolli@rks-gov.net;
Tel: 383 38 200 67 018
Adresa: Ministria e Drejtësisë
Ndërtesa e Re e Qeverisë (ish ndërtesa e Rilindjes)