Skip to content
Zëvendësministri Qorrolli dhe përfaqësuesit e MD-së zhvillojnë takime dy ditore me Komisionin e Venecias për reformat në drejtësi

Zëvendësministri Qorrolli dhe përfaqësuesit e MD-së zhvillojnë takime dy ditore me Komisionin e Venecias për reformat në drejtësi

Prishtinë, 29/01/2025

Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli, sot ka pritur takim përfaqësuesit e Komisionit të Venecias, z. Nicolaos Sitaropoulos, nga Sekretariati i Komisionit, raportuesit z. Cesare Pinelli e z. Tomas Langasek dhe Tankut Soykan zëvendësshef i Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë me të cilët ka diskutuar mbi Projektligjin për Rekrutimin, Vlerësimin e Performancës, kontrollin e Integritetit dhe statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, si dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për përgjegjësinë disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve projektligje këto që dalin nga Deklarata e përbashkët e Zotimit mes institucioneve të drejtësisë.

“ Ministria e Drejtësisë konsideron se këto ndryshime në ligjet bazike, duke ruajtur gjithmonë kompetencat dhe kontrollin e integritetit të gjyqësorit dhe prokurorisë janë të domosdoshme për përmirësimin e sistemit të drejtësisë në vend dhe ky ka qenë edhe qëllimi i synuar të arrihet përmes këtyre projektligjeve”, tha zëvendësministri Qorrolli.

Tutje zëvendësministri Qorrolli falënderoi Komisionin e Venecias dhe ekspertët për pjesën e vlerësimit për këto dy projektligje.

Ky takim vjen në ditën e dytë të qëndrimit të përfaqësuesve të Komisionit të Venecias në Kosovë, të cilët dje më datën 28 janar zhvilluan një takim me përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë të kryesuar nga Lulzim Beqiri, drejtori i Departamentit për Integrime Evropiane, Lirikë Kamberi, zyrtare e Lartë për Integrime Europiane dhe Koordinim të Politikave, Venera Maksuti, zyrtare e lartë për Koordinim të Politikave dhe Rinor Hoxha ekspert i jashtëm.

Në këtë takim është diskutuar në lidhje me ndryshimet dhe plotësimet e projektligjeve për Akademinë e Drejtësisë si dhe Këshillin Gjyqësor të Kosovës që po ashtu rrjedhin nga Deklarata e Përbashkët e Zotimeve.

Pas këtij sesioni diskutimesh me përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë dhe të akterëve të tjerë Komisioni do të dërgoj raportin me rekomandime, përmes të cilit do t’u përgjigjet pyetjeve të adresuara nga ana e Ministrisë së Drejtësisë.

Skip to content