Skip to content

Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale nr. 06/L-082

 

Qëllimi i këtij Ligji është të  përcaktoj të drejtat, përgjegjësitë, parimet dhe masat ndëshkuese lidhur me mbrojtjen
e të dhënave personale dhe privatësisë së individit. Përmes këtij ligji përcaktohen përgjegjësitë
e institucionit përgjegjës për mbikëqyrjen e legjitimitetit të përpunimit të të dhënave dhe qasjes
në dokumente publike.

https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=18616

 

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP)

Është agjenci e pavarur e cila është përgjegjëse për mbikëqyrjen dhe zbatimin e Ligjit Nr.06/L-.082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Ligjit NR.06/L-081 për Qasjen në Dokumente Publike në Republikën e Kosovës.

https://aip.rks-gov.net/

Politika e Privatësisë së Ministrisë së Drejtësisë 

Ministria e Drejtësisë është e përkushtuar për mbrojtjen e të dhënave personale me përgjegjësi dhe në përputhje me Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, dhe në pajtim me legjislacionin evropian për mbrojtjen e të dhënave personale. Kjo politikë shpjegon se si mbledhim, përpunojmë dhe ruajmë të dhënat tuaja personale vetëm për qëllime të caktuara për të kryer veprimtari sipas legjislacionit në fuqi.

Më poshtë janë disa informacione të përgjithshme në lidhje me përpunimin e të dhënave personale në faqen tonë të internetit. Informacioni specifik në lidhje me aktivitetet e përpunimit të Ministrisë së Drejtësisë, përveç atyre që lidhen me këtë faqe të internetit do të jepen veçmas.  Kjo politikë e mbrojtjes së të dhënave personale është e zbatueshme nëse jeni aplikues për punë, palë kontraktuese, merrni pjesë në një trajnim të organizuar nga ne, vizitoni ueb faqen e Ministrisë së Drejtësisë, përdorni ndonjë shërbim, paraqisni kërkesë përmes adresës elektronike apo faqes sonë të internetit.

Ministria e Drejtësisë dëshiron të siguroj qytetarët e vendit se zbatimi i Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, përveçse është obligim ligjor, është gjithashtu pjesë e përkushtimit të saj për të respektuar të drejtat themelore të njeriut dhe për të ndërtuar besimin e qytetarëve ndaj institucioneve publike.

Ministria merr masa të përshtatshme teknike dhe organizative për të mbrojtur të dhënat personale nga qasja e paautorizuar, keqpërdorimi, humbja apo shkatërrimi. Çdo përpunim i të dhënave kryhet vetëm për qëllime të përcaktuara, legjitime dhe në mënyrë transparente, duke u bazuar në parimet e domosdoshmërisë, proporcionalitetit dhe konfidencialitetit.

 

Kush i përpunon dhe është përgjegjës për të dhënat tuaja personale?

Në ueb faqen e Ministrisë së Drejtësisë, ne shpalosim punën tonë duke publikuar informacione të ndryshme si: Dokumente Strategjike, ligje, rregullore, udhëzime administrative, thirrje publike të ndryshme për aplikim, vendime si dhe njoftime të tjera me rëndësi për qytetarët.

Përpunues dhe kontrollues i të dhënave është Ministria e Drejtësisë së Republikës së Kosovës, me adresë Rr. ‘’Luan Haradinaj’’, PN, ndërtesa e ish-Rilindjes, Prishtinë. Për çështjet që lidhen me mbrojtjen e të dhënave personale, mund të kontaktoni Zyrtarët përgjegjës për mbrojtjen e të dhënave personale duke klikuar këtu.   

 

Kategoria e të dhënave që përpunojmë?

Varësisht qëllimeve dhe arsyeve specifike, Ministria e Drejtësisë përpunon të dhënave personale të kategorive të ndryshme, përfshirë:

  •         Të dhëna identifikuese (emër, mbiemër, data e lindjes, numër personal);
  •         Të dhëna kontakti (adresa, email, numër kontakti);
  •         Të dhëna profesionale dhe arsimore (kualifikimet, përvoja, CV);
  •         Të dhëna nga përdorimi i ueb faqes (cookies);
  •         Pamje video/foto nga konferenca dhe ngjarje tjera publike;
  •       Të dhëna të ndjeshme (shëndetësore, penale) vetëm në raste të përcaktuara me
    legjislacionin në fuqi;
  •     Të dhëna të tjera të kërkuara sipas legjislacioneve përkatëse që rregullojnë
    marrëdhënien e punës ose marrëdhëniet kontraktuale.

 

Për çfarë qëllimesh i përdorim të dhënat tuaja personale?

Me qëllim të përmbushjes së detyrimeve ligjore të përcaktuara me Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, si dhe legjislacionin përkatës në fuqi të Bashkimit Evropian, Ministria e Drejtësisë përpunon të dhëna për:

  •         Përmbushjen e kërkesave ligjore dhe procedurale;
  •         Trajtimin e kërkesave;
  •         Rekrutimi dhe administrimi i burimeve njerëzore;
  •         Komunikimin zyrtar dhe transparencës institucionale;
  •         Garantimin e sigurisë në ambientet e Ministrisë;
  •         Organizimin e aktiviteteve publike dhe edukative;
  •     Promovimi i aktiviteteve të Ministrisë duke përfshirë shpërndarjen e materialeve
    dhe broshurave reklamuese, postimin e fotove/videove në ueb faqe dhe rrjete
    sociale.

 

Baza ligjore për përpunimin e të dhënave

Ministria e Drejtësisë përpunon të dhënat personale të subjekteve në përputhje me Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, si dhe në pajtim me legjislacionin evropian për mbrojtjen e të dhënave personale.

Ministria e Drejtësisë përpunon të dhëna personale vetëm pas pëlqimit paraprak të subjektit të të dhënave. Pëlqimi i dhënë mund të tërhiqet në çdo kohë nga subjekti.

 

Me kë i ndajmë të dhënat personale të mbledhura?

Ministria e Drejtësisë mund të ndajë të dhënat e subjekteve të caktuara vetëm nëse është e nevojshme dhe proporcionalisht me qëllimet legjitime dhe specifike me palët e treta të autorizuara me ligj, si autoritetet e zbatimit të ligjit, duke respektuar standardet e mbrojtjes së të dhënave. Të dhënat nuk shpërndahet për qëllime marketing ose për pale të paautorizuara.

 

Cilat janë të drejtat tuaja?

Kur të dhënat personale përpunohet nga Ministria e Drejtësisë, ju keni të drejtë:

  •         Të qaseni në të dhënat tuaja personale;
  •         Të kërkoni korrigjimin, përditësimin ose fshirjen e tyre (e drejta për t’u harruar);
  •         Të kufizoni apo kundërshtoni përpunimin në rrethanat e caktuara me ligj;
  •         Të paraqisni ankesë në çdo kohë në rast të shkeljes së të drejtave tuaja për mbrojtjen
    e të dhënave personale.

 

Si të ushtroni të drejtat tuaja për mbrojtjen e të dhënave.

Nëse Ministria e Drejtësisë përpunon të dhënat tuaja personale dhe besoni se të drejtat tuaja janë shkelur, në përputhje me Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, mund të paraqisni ankesë pranë:

Agjencisë për Informim dhe Privatësi (AIP)
Adresa: Rr. Zejnel Salihu, nr. 22
10000 Prishtinë

Email: info@aip-ks.org
Web: www.aip-rks.org

 

Siguria e të dhënave personale

Ministria e Drejtësisë zbaton masa të përshtatshme fizike, teknike dhe organizative për të mbrojtur të dhëna nga qasja, humbja apo keqpërdorimi i paautorizuar në pajtim me Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Kohëzgjatja e ruajtjes së të dhënave varet nga qëllimet e përpunimit për të cilat ato janë mbledhur dhe është e rregulluar me Ligjin përkatës për arkivat shtetërore dhe legjislacionin tjetër përkatës.

Përditësimi i Politikës së Privatësisë

Kjo politike mund të rishikohet dhe përditësohet sipas ndryshimeve ligjore ose operacionale. Çdo ndryshim do të publikohet në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë dhe hyn në fuqi nga data e publikimit.

Këshilloheni që të rishikoni periodikisht këtë Politikë të Privatësisë për çdo ndryshim eventual.

 

Zyrtarët përgjegjës për mbrojtjen e të dhënave personale 

 

MINISTRIA  E DREJTËSISË

  • z. Taulant Sejdiu, Zyrtar përgjegjëse për Mbrojtjen e të Dhënave Personale,

E-mail: taulant.sejdiu@rks-gov.net

Tel: 038 200 67 122

 

SHËRBIMI KORREKTUES I KOSOVË

  • Z.Valon Gashi- Zyrtar përgjegjës për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

E-mail: Valon.I.Gashi@rks-gov.net

Tel: 038 200 67 443

 

SHËRBIMI SPROVUES I KOSOVËS

  • Z. Sami Hajrullahu, Zyrtar përgjegjës për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

E-mail: sami.hajrullahu@rks-gov.net

Tel; 038 200 67 306

 

AGJENCIA PËR ADMINISTRIMIN E PASURISË SË SEKUESTRUAR OSE TË KONFIKSUAR

  • Znj. Nole Rexha Kelemndi – Zyrtare përgjegjëse për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

E-mail: nole.rexha.kelmendi@rks-gov.net

Tel: 038/200-67-260

 

AVOKATURA SHTETËRORE

  • Znj. Pranvera Hoxha -Zyrtare përgjegjëse për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

E-mail: pranvera.hoxha@rks-gov.net

Tel: 038/200-67-173

 

INSTITUTI PËR MJEKËSI LIGJORE

  • Z. Resim Novoberdaliu- Zyrtar përgjegjës për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

E-mail: Resim.novoberdaliu@rks-gov.net

Tel: 038/200-18-552

 

INSPEKTORATI I MINISTRISË SË DREJTËSISË

  • Znj. Zana Sinani- Zyrtare përgjegjëse për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

E-mail: zana.sinani@rks-gov.net

Tel: 038 200 18 064

 

NDIHMA JURIDIKE FALAS

  • Znj. Ardiana Nrecaj- Zyrtare përgjegjëse për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

E-mail: ardiana.nrecaj@rks-gov.net

Tel: 038/200 18 945

 

 

Skip to content