Skip to content

Departamenti për Shërbime të Përgjithshme

Departamenti për Shërbime të Përgjithshme ka për mision që njësitë administrative të Ministrisë të kenë shërbime dhe mbështetje administrative efikase.

Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamenti për Shërbime të Përgjithshme janë:

  • Menaxhon ofrimin e shërbimeve të përgjithshme për tërë sistemin ministror, në pajtim me legjislacionin në fuqi;
  • Harton dhe zbaton dokumentet kryesore për zhvillimin e teknologjisë informative (TI) në Ministri, në koordinim me ASHI-në;
  • Mirëmban pajisjet, ofron shërbimet e TI-së dhe mbështet përdoruesit përfundimtar;
  • Ofron mbështetje në administrimin dhe interoperabilitetin e bazave të të dhënave të Ministrisë;
  • Menaxhon dhe mirëmban informatat për pasuri, inventarë dhe depo, si dhe ofron shërbime logjistike për to;
  • Menaxhon transportin e zyrtarëve të Ministrisë, duke përfshirë mirëmbajtjen e automjeteve;
  • Menaxhon sistemin e arkivit dhe dokumentet e brendshme të Ministrisë, përfshirë sistemin elektronik;
  • Ofron shërbime të përgjithshme të përkthimit, lekturimit dhe shpërndarjes së dokumenteve për strukturat e Ministrisë.

 

Departamenti për Shërbime të Përgjithshme përbëhet nga divizionet si në vijim:

 

Drejtori i Departamentit për Shërbime të Përgjithshme raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.

Kontakti:

Drejtori i Departamentit për Shërbime të Përgjithshme

Bahri Beqiri

Email: Bahri.Beqiri@rks-gov.net

Tel:

Adresa: Ministria e Drejtësisë

Ndërtesa e Re e Qeverisë (ish ndërtesa e Rilindjes)

Prishtinë, Kosovë

Skip to content