Skip to content

Divizioni për Përkthim dhe Lekturim

Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Përkthim dhe Lekturim janë:

  • Siguron ofrimin e shërbimeve profesionale të përkthimit në gjuhët zyrtare, nga gjuhët zyrtare në gjuhë të tjera dhe anasjelltas, të dokumenteve zyrtare dhe dokumenteve të tjera të nevojshme për Ministrinë;
  • Ofron përkthimin simultan në gjuhët zyrtare, nga gjuhët zyrtare në gjuhë të tjera dhe anasjelltas, për nevojat e Ministrisë;
  • Siguron korrigjime të cilësisë së përkthimeve dhe menaxhon bazën e të dhënave të të gjitha materialeve të përkthyera;
  • Ofron shërbimet e lekturimit për dokumentet e hartuara zyrtare ose të përkthyera të Ministrisë;
  • Është përgjegjës për unifikimin e të gjitha shkrimeve dhe mbishkrimeve në të gjitha prezantimet e logove ose dokumenteve të Ministrisë, duke i përshtatur me standardet e gjuhëve zyrtare, dhe
  • Ofron shërbime të tjera të ndërlidhura me administrimin e përkthimeve dhe mbështetjen gjuhësore.

Udhëheqësi i Divizionit për Përkthim dhe Lekturim i raporton Drejtorit të Departamentit për Shërbime të Përgjithshme.

 

Kontakti:

Udhëheqësi i Divizionit për Përkthim dhe Lekturim

Z/Znj.

Email: @rks-gov.net

Tel: 038/200-67-062

Adresa: Ministria e Drejtësisë

Ndërtesa e Re e Qeverisë (ish ndërtesa e Rilindjes)

Prishtinë, Kosovë

Skip to content