Skip to content

Divizioni për Auditim të Brendshëm

Divizioni për Auditim të Brendshëm ka për mision përmirësimin e menaxhimit financiar dhe kontrollit të brendshëm të financave publike për qeverisje të mirë dhe mbrojtje të interesave të taksapaguesve.

Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Auditim të Brendshëm janë:

  • Siguron zbatimin adekuat dhe respektimin e ligjeve, rregullave, politikave, udhëzimeve dhe doracakëve të përcaktuar me legjislacionin në fuqi;
  • Bën përgatitjen me kohë të propozim-planit strategjik të auditimit në bazë të vlerësimit të rrezikut;
  • Rishikon dhe siguron funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm, për njësitë organizative të Ministrisë, në pajtim me legjislacionin në fuqi;
  • Organizon, kryen dhe mbikëqyr të gjitha aktivitetet e auditimit të brendshëm për Ministrinë dhe dorëzon rezultatet e auditimit, në pajtim me legjislacionin në fuqi;
  • Harton raporte gjashtëmujore dhe vjetore për të gjitha aktivitetet e auditimit;
  • Raporton menjëherë tek menaxhmenti i lartë dhe Komiteti i Auditimit, për çdo indikator të aktivitetit të mashtrimit apo korrupsionit, ofron propozime për përmirësimin e gjendjes, si dhe nëse menaxhmenti i lartë nuk ndërmerr veprime të duhura njofton autoritetet tjera kompetente.
  • Divizioni për Auditim të Brendshëm ushtron funksionin e tij në mënyrë të pavarur dhe udhëheqësi i Divizionit për Auditim të Brendshëm raporton tek Ministri i Drejtësisë nga ana funksionale, ndërsa tek Sekretari i Përgjithshëm nga ana administrative.

 

Kontakti:

Udhëheqës i Divizioni për Auditim të Brendshëm

Imer Shevelli

Email: Imer.Shevelli@rks-gov.net

Tel: 038/200-67-025

Adresa: Ministria e Drejtësisë

Ndërtesa e Re e Qeverisë (ish ndërtesa e Rilindjes)

Prishtinë, Kosovë

Skip to content