Skip to content
Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu mban takim pas miratimit të Udhëzimit Administrativ 01/2025 për funksionalizimin e shërbimit të Linjës Telefonike Emergjente

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu mban takim pas miratimit të Udhëzimit Administrativ 01/2025 për funksionalizimin e shërbimit të Linjës Telefonike Emergjente

Prishtinë, 08/07/2025
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka zhvilluar sot një takim për të diskutuar hapat që Ministria e Drejtësisë ka ndërmarrë pas miratimit të Udhëzimit Administrativ 01/2025 për funksionalizimin e shërbimit të Linjës Telefonike Emergjente për viktimat e dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës në baza gjinore.
Ky udhëzim është hap i rëndësishëm për të përmirësuar mbrojtjen dhe mbështetjen për viktimat e dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës me baze gjinore, përmes krijimit të linjës telefonike emergjente për një reagim të shpejtë dhe të koordinuar nga institucionet përkatëse. Shërbimi i Linjes telefonike emergjente sipas udhëzimit do të ofrohet nga organizatat jo qeveritare të licencuara për këtë qëllim sipas kritereve të legjislacionit. Kjo Linjë do të shërbejë si pikë kontakti për viktimat dhe qytetarët, duke mundësuar kështu raportimin e rasteve dhe lidhjen me shërbimet mbështetëse.
Gjatë takimit, Ministrja Haxhiu theksoi rëndësinë e angazhimit të Ministrisë së Drejtësisë për ndjekjen e hapave të mëtejshëm drejt implementimit të këtij udhëzimi për të ofruar mbështetje të qëndrueshme për këtë shërbim të përkrahjes e cila mund të ofrohet nga ofrues të shërbime jo qeveritare të licencuar.

Foto Galeria

Skip to content