Skip to content
Zëvendësministri në detyrë z. Sallahu takohet me zëvendësministrin turk të Drejtësisë, Mehmet Yılmaz

Zëvendësministri në detyrë z. Sallahu takohet me zëvendësministrin turk të Drejtësisë, Mehmet Yılmaz

Prishtinë, 10/07/2025
Zëvendësministri i Drejtësisë në detyrë, Blerim Sallahu sot ka pritur në takim homologun e tij nga Ministria e Drejtësisë së Republikës së Truqisë, Mehmet Yılmaz të shoqëruar nga delegacion turk, Bekir Altun, kryetar i Akademisë së Drejtësisë së Turqisë, Hızır Aslıyüksek, kryetar i Institucionit të Mjekësisë Forenzike, Hasan Kadir Yılmaztekin, Udhëheqës i Departamentit për Marrëdhënie me jashtë të Akademisë së Drejtësisë dhe Nuh Aydin, Sekretar i dytë i Ambasadës Turke në Kosovë.
Gjatë këtij takim zëvendësministri në detyrë z. Sallahu tregoi për të arriturat e Ministrisë së Drejtësisë duke theksuar: Reformën në Drejtësi dhe Sundimin e Ligjit, Luftimin e Korrupsionit, Reformën në Drejtësinë Penale, Civile dhe Administrative dhe adresimin e Krimeve të Luftës.
Po ashtu zëvendësministri në detyrë z. Sallahu foli për bashkëpunimin e Ministrisë së Drejtësisë me trupat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, si Komisioni i Venecias, në hartimin e legjislacionit kyç dhe përparimin e Republikës së Kosovës në raportet dhe indeksët ndërkombëtarë për sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.
Tutje dy zëvendësministrat e Drejtësisë diskutuan për çështje me rëndësi të veçantë për bashkëpunimin dypalësh dhe prioritetet në fushën e sundimit të ligjit si dhe ri konfirmuar marrëdhëniet mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë, veçanërisht në fushën e drejtësisë.
Skip to content